Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

Sport i Përgjithshëm

Box

Box

Nasi Hani nokaut që në raundin e parë
IMG Removed
Edhe pse ishte paraparë që kjo përballje e parë e Nasi Hanit të zgjasë gjashtë raunde, ai karrierën e boksit profesionist e filloi duke e nokautuar, boksierin 30 vjeçar polak, Dariusz Balla, vetëm brënda 1 minute e 25 sec.
22 maji, ishte ditë kur filloi numërimi i parë në gjashtë raundet ( e parapara) të boksit profesionist, për struganin Nasi Hani, boksier i peshave të rënda deri 91 kg.
Dariusz Balla, boksieri 30-vjeçar polak, ishte “kafshatë” e lehtë për boksierin strugan të peshave të rënda, Nasi Hani, me disa goditje të fuqishme, duke dëshmuar cilësi, aftësi dhe goditje shkatërruese për kundërshtarin, e rrëzoi përtokë, duke e shënuar fitoren e tij të parë bindëse me TKO.
Për kënaqësinë e mijëra shqiptarëve të pranishëm në këtë spektakel boksi profesionist, Nasi Hani, kënaqi kërshërinë e sportdashësve me fitoren e pritur dhe të premtuar nga vetë Hani, i cili kishte premtuar shprehimisht: “Dua që të luftoj nën flamurin kuq e zi, me shkabën dykrerëshe, e atë e dëshirojnë dhe të gjithë shqiptarët. Jam i përgatitur për çfarëdo sfide. Ringu është arena ku do të dëshmoj të gjitha cilësitë e mia. Shprehë bindjen time, për një spektakël në boksin profesional, ku do të shënoj fitore bindëse dhe për kënaqësinë edhe të shumë bashkatdhetarëve sportdashës, do ta valoj flamuri kuq e zi, në “Casino Kursal”- ishte shprehur para përballjes Nasi Hani. Këtë e arsyetoi plotësisht për opinionin, trajnerin dhe menaxherët e shumtë që e kanë përcjellur këtë sfidë të tij të parë.
 
AW: Sport i Përgjithshëm

Lacio ofron 6 milion euro per Xhemailin


" C a l c i o m e r c a t o "
njofton se Lacio ka bërë
një ofertë prej gjashtë milionë
eurosh për mesfushorin
e Torinos, Blerim
Xhemaili. Mesfushori nga
Tetova me pasaportë
zvicerane ka qenë njëri
nga lojtarët më të mirë
këtë sezon te Torino duke
tërhequr vëmendjen e
shumë skuadrave të Serie
A. 23 vjeçari ka kontratë
me Torinon deri në vitin
2012 , mirëpo ai ka
dëshirë të transferohet në
një skuadër më të madhe,
dhe nëse Torino largohet
nga Serie A, padyshim që
Xhemaili do ta pranojë
ofertën e Lacios. Këtë
fundjavë zhvillohet xhiroja
e fundit në Serie A,
ndërsa Torino ende
rrezikohet për të rënë nga
elita e futbollit italian, për
më keq, në javën e fundit
përballet me Romën
 
Shqiperia vs. Portugalia

Intervista

Trajneri i Shqiperise: Ne do të bëjmë një lojë defensive, por të hapur dhe me vështrim të shpeshtë nga sulmi. Mund të them se do të luajmë 4-4-2, por çështja qëndron te sistemi i lojës që do të përdorim. Të jemi kompakt e të sigurt në mbrojtje, por në të njëjtën kohë të jemi edhe të rrezikshëm në sulm. Luajmë në shtëpinë tonë, dhe nuk mund të mbrohemi gjatë gjithë kohës”.




FORMACIONI
“Nëse do të më pyesnit se kush do të luajë nesër, unë do të dëshiroja t’ua thosha, por ne kemi akoma edhe një seancë stërvitore. Duke ju respektuar juve, nuk dëshiroj t’u them diçka që nuk mund të jetë e vërtetë. Pasi për të thënë 11-shin unë duhet të jem 100 për qind i sigurt. Dua të jem profesional, e këtë do të doja t’ua thosha nesër, ose pas stërvitjes së mbrëmjes”

SKEMA
“Në lidhje me sistemin e lojës, për mua rëndësi ka koncepti i saj. Është strategjia që t’i ndërton për të fitua një ndeshje. Ne do të bëjmë një lojë defensive, por të hapur dhe me vështrim të shpeshtë nga sulmi. Mund të them se do të luajmë 4-4-2, por çështja qëndron te sistemi i lojës që do të përdorim. Të jemi kompakt e të sigurt në mbrojtje, por në të njëjtën kohë të jemi edhe të rrezikshëm në sulm. Luajmë në shtëpinë tonë, dhe nuk mund të mbrohemi gjatë gjithë kohës”.


ROLET
“Kam provuar (Elvin) Beqirin si shkatërrues, pasi dëshiroj të shoh të gjitha situatat në një ndeshje. Të gjithë mesfushorët shqiptarë si Duro, Skela, Hyka, Lika, Muzaka, Bylykbashi, që të gjithë janë më shumë ofensivë. Por, ne kemi nevojë të jemi pak agresivë kundër Portugalisë, dhe mendoj se Beqiri në atë pozicion i jep qetësi lojës, e organizon atë”

DEBUTIMI
“Ndeshja është shumë e rëndësishme për mua, pasi është kontakti i parë imi me futbollin dhe tifozët shqiptarë. Dua të ndërtoj një urë midis nesh, dua që t’i besojmë reciprokisht njëri-tjetrit. Kam ardhur këtu për të ndërtuar diçka të bukur në perspektivën e futbollit shqiptar. Natyrisht, që rezultati është diçka e rëndësishme për atë lidhje midis meje e fansave. Por, edhe nëse humbasim ndaj një ekipi të fuqishëm e bëjmë një ndeshje të bukur, që njerëzit të thonë pas ndeshjes se jemi krenarë për ekipin tonë Kombëtar”

NEGATIVE
“Vlerësim negativ do të përcaktoja pamundësinë e kohës, për t’i pasur të gjithë lojtarët në të njëjtën kohë, pasi ata i pata të gjithë bashkë vetëm nga dita e martë. Pra janë vetëm tri ditë kohë së bashku. Kjo është ndeshja ime e parë, dhe si trajner patjetër që më duhej më shumë kohë”

POZITIVE
“Në ekipin shqiptar ekziston një atmosferë e bukur, e këndshme. Por, ajo që do të thosha se është më pozitivja, është fakti se asnjë nga lojtarët nuk është i dëmtuar dhe punuan më dëshirë. Unë kam një ndjenjë të mirë profesionale dhe të vërtetë, kjo është e rëndësishme. ‘Team-spirit’- Shpirti i ekipit, kjo është e rëndësishme për të marrë rezultat pozitiv”.

TË RINJTË
“Jam i kënaqur me atë që kanë treguar lojtarët e rinj, të cilët janë e ardhmja e Shqipërisë. Jam i lumtur pasi shoh potencial tek ata. Është pak e vështirë t’i përfshij në ndeshjen kundër Portugalisë menjëherë, por qëllimi im është që pas ndeshjes së parë (kundër Portugalisë) e ndoshta edhe pas së dytës (kundër Gjeorgjisë) për të ndërtuar një ekip të ri, shumë të fuqishëm, prandaj jam kaq i lumtur”.
 
Kombetarja Loje Miqesore

Te Mërkuren miqësorja Shqipëri - Gjeorgji

IMG Removed



Kombëtarja është rikthyer në Durrës ku po përgatitet për miqësoren e së mërkurës ndaj Gjeorgjisë. Trajneri Kuzhe në këtë përballje ka mundësinë të vërë në provë shumë lojtarë të rinj, të cilët presin debutimin si Ujkani, Sefa apo Vila. Takimi që do të luhet në stadumin “Qemal Stafa” do të jetë i 11-ti. Kuqezinjtë nga sfidat e mëparshme kanë fituar 3, barazuar 1 dhe humbur 6. Përfaqësuesja gjeorgjiane që klasifikohet e 105 në renditjen e FIFA-s drejtohet nga një emër i njohur, ish-trajneri i Interit, Hektor Kuper.
 
AW: Sport i Përgjithshëm


I ati i Canes rrezikon burg, lojtari drejt Hamburgut

Derisa kapiteni shqiptar i Marsejes eshte ne pritje te klubit te ri ne te cilin do te vazhdoje karrieren, babi i tij perballet me probleme ligjore.

Agim Cana, babai i futbollistit te shquar te Olimpikut te Marsejes eshte akuzuar se ka kryer ne menyre te paligjshme, ushtrimin e profesionit te agjentit (ai kercenoi nje komisioner gjate bisedimeve per zgjidhjen e kontrates, ne momentin kur Lorik Cana duhet te largohej nga klubi i PSG-se, per te kaluar te Olimpiku i Marsejes) dhe kulmi ka arritur kur sipas deshmive, Agim Cana i ka thene Michel Moutier: "Ne do t'ju tregojme metodat shqiptare", duke imituar nje arme...). Monga, menaxheri i Canes nga ana tjeter, do te pergjigjet per "bashkefajesi te paligjshme dhe fshehje te praktikes se profesionit te lojtarit, puna si agjent, abuzim te te mirave sociale, si dhe falsifikim". Jane marre ne konsiderate te gjitha pagesat e bera mes te treve, nga maji 2005 deri ne shtator 2006. Akuzat e diskutueshme nga avokati i tij, Fabrice Xhileta, ne gazeten "La Marselieze", para shfaqjes se klientit te tij: "Nuk ka asgje te gabuar, faturat jane atje. FIFA e lejon rregulloren, qe babai te perfaqesojne te birin. Federata nuk merr parasysh ne kete rast, veprime disiplinore. Kthimi per investitoret eshte nje praktike e biznesit". Por as kjo nuk mund ta pengoje prokurorine, qe te kerkoje 18-muaj burg dhe nje mase denimi prej 130 000 euro gjobe, kunder Agim Canes dhe nje denim te pezulluar nje vit, 230 000 euro gjobe dhe tre-vjecar te ushtruar kunder ndalimit, ndaj Patrick Mongas.
 
AW: Sport i Përgjithshëm

Seferi më 11 korrik
në Stamboll


Më në fund do të vijë
edhe përballja e parë e
Nuri Seferit nën siglën e
"Arena Box Promotion",
njërës prej kompanive
më të mëdha botërore
të promocionit të boksit
profesionist. Më 11
korrik ai do të jetë pjesë
e mbrëmjes që zhvillohet
në Stamboll të
Turqisë dhe ku vendasi
Selcuk Aydin do të
luftojë për titullin
evropian të peshës velter
përballë Jackson
Osei Bonsu. Akoma
nuk është bërë i ditur
kundërshtari i Seferit
për këtë përballje.
Sipas planeve të
kampit të "Tajsonit
shqiptar" dhe menaxherit
të "Arena Box Promotion",
Ahmet Oener,
boksieri shqiptar do të
zhvillojë dy apo tre duele
përgatitore para se
të sfidojë ndonjë titull
të rëndësishëm
ndërkombëtar për
peshën "cruiser". Aktualisht
Seferi mban
brezin e kampionit të
botës për peshën e tij
në versionin GBU

---
 
AW: Sport i Përgjithshëm

Mesfushori shqiptar i FC Torinos, Blerim Xhemaili, për 13 milionë franga zvicerane (8.5 milionë euro) do të kalojë tek Palermo me të cilët do të firmos deri në vitin 2013, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch. Ky transfer do ta bëjë atë lojtarin
më të shtrenjtë në historinë e futbollit zviceran, rekord që deri mbahej nga Patrick Müller, i cili në vitin 2000 për 12,75 milionë franga kaloi nga Lyoni në Grashopers. Xhemaili në Palermo ka kaluar me insistimin e madh të ish-portierit legjendar të Italisë, Valter Zenga, i cili aktualisht është trajner në Palermo.
“Zenga domosdoshmërisht e do Xhemailin”, shkruante më tutje Blick.ch. Ai do të jetë një yll i ri i Palermos, së bashku me ish-sulmuesin e Juventusit, Fabricio Miccoli dhe portierin e reprezentacionit të Italisë, Marco Amelia. Trajneri Valter Zenga para ca ditësh ka dhënë një deklaratë bombë, duke theksuar se: "Me Palermon mund të bëhemi kampion. Wolfsburg u bë kampion në Gjermani, Bordo në Francë, atëherë pse Palermo mos të bëhet kampion në Itali?”, ka thënë ai.
Për Xhemailin më herët të interesuar kanë qenë: Fiorentina, Udinese, Lazio dhe Napoli. Të kujtojmë se Blerim Xhemaili kishte kontratë me Torinon deri më vitin 2012 (fitonte 3 milionë franga në vit), duke u transferuar nga Bolton Wanderers.
 
Panik ne Premier League

Panik ne Premier League. 6 futbolliste rrezikojne te jene infektuar me virusin HIV/AIDS pasi kane kryer marredhenie seksuale me te njejten femer e cila ka rezultuar pozitive. Lajmin trondites e ben te ditur tabloidi britanik “The Sun”
duke pohuar se nuk dihet ende nese femra e panjohur e ka marre virusin para apo pas kontaktit me lojtaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur. “Nuk kane folur me familjet e tyre per kete ceshtje sepse nuk duan t’i shqetesojne.

Jane te vetedijshem per skandalin qe do krijonte kjo histori nese rezulton e vertete. Eshte si nje bombe me sahat, pasi nese dalin pozitive, atehere ky do te ishte fundi i karreieres se tyre”, shprehet nje burim anonim. Vajza ka pasur marredhenie me futbollistet pas ndarjes nga i dashuri.
 
Box

Vëllezrit Seferi, faqebardhë para bashkombasve të vet

Mbrëmë në Gostivar, për herë të parë para bashkombasve të vet në qytetin e tyre të lindjes, dy profesionistët e boksit ndërkombëtar në peshat “cruiser”, vëllezrit Seferi, korrën fitore kundër dy hungarezëve Tomas Polster dhe Gyorgy Mihalik.
Pas ndeshjes së parë mes Sefer Seferit kundër Gyorgy Mihalik, ku fitues doli Seferi, lufta kryesore e mbrëmjes ishte ajo e Nuri Seferit kundër Tomas Pollsterit. Boksieri nga Gostivari në këtë luftë bënte gara për renditje sa më të mirë për luftat e ardhëshme të cilat do ti mundësonin të luftojë edhe për titullin e kampionit të botës në kategori tjera. Nuriu vetëm pas dy minuta luftë në raundin e dytë erdhi deri tek fitorja edhe atë me “nok aut”.
Nuri Seferi së bashku me vëllain (Sefer Seferi) nga viti 2007 organizojnë evenimente të boksit dhe boksojnë shpesh herë, qoftë në Zvicër apo në Maqedoni por tani kanë filluar edhe në Shqipëri e Kosovë. Ndryshe Nuri Seferi në muajin Dhejtor të vitit 2008 u ngrit në pozitën Nr. 18 në ranglisten Europiane (EBU).
Vlenë të theksohet se vëllezrit Seferi edhe pse jetojnë në Zvicër, ata boksojnë nën ombrellën e Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist. Ndërsa luftën e ardhshme e paralajmërojnë për 28 nëntor në Tiranë.
 
Boxi Shqipëtar

Nasi Hani bokson kundër hungarezit Kristian Jaksi
Në momentin e fundit, vetëm disa ditë para meçit, Federata e boksit profesionist në zvicërr, ka njoftuar stafin e boksierit shqiptar Nasi Hani, se nuk do të boksojë kundër boksierit polka Radoslaw Musial, pork y është zëvëndësuar më boksierin hungarez, 24 vjeçarin Krisztian Jaksi. Boksieri profesionist shqiptar nga Struga, Nasi Hani, në përballjen e tij të dytë, nesër, më datë 29 gusht, kundërshtrar në ring do ta ketë boksierin hungarez Krisztian Jaksi. Kjo iu bë e ditur vetëm para katër ditët e fundit stafit të Nasi Hanit në Zvicër. Ky meç do të mbahet në Bazel të Zvicrrës.
Nasi Hani, sipas stafit të tij është i pregatitur mirë për sfidën e radhës, duke shtuar se, pasi përfundoi fazën e parë të pregatitjeve në “Gleasons gym” në Neë York, nën përkujdesjen e trajnerit Bob Jackson, fazën përfundimtare pregatitore, për aspektin tekniko-taktik, e ka zhvilluar në Zvicërr.
Për fazën përfundimtare të pregatitjeve, menaxheri Danniel Hartman, që është edhe president i “Boxing Kings”, ka angazhuar pos të tjerëve, edhe trajnerin Konrad Mitelmajer, trajner i mirënjohur në “Universum” të Gjermanisë, që dikur ishte trajner i boksierit kubanez Juan Karlo Gomez, ish kampion botëror, dhe shumë boksierëve të tjerë të spikatur.
Nasi Hani, edhe më parë, gjatë kontakteve si dhe gjatë bisedës së fundit telefonike, lidhur me pregatitjet dhe për zëvëndësimin e kundërshtarit shkurt deklaroi: “ Nuk kam koment. Nuk është punë e imja të komentoj gjërat, por puna ime është të realizoj programin e pregatitjeve që janë mjaft të mundimshme por vlerësoj se shumë të suksesshme. Nuk më bën përshtypje se kush do të ngjitet në ring si kundërshtar, unë duhet të bëj punën time në ring dhe të shënoj fitoren e radhës nesër (të shtunën) më 29 gusht. Ndihem, se jam i pregatitur për fitoren e radhës, të ngjashme me ate të 22 majit”.
Lidhur me ndërhyrjen e Federatës, për zëvëndësim të pazakonshëm të kundërshtarit, polakut Radoslaw Musial me hungarezin Krisztian Jaksi, nga stafi i Nasi Hanit, pohuan për një gjest human, për të mos pësuar kundërshtari ndonjë KO fatal nga boksieri shqiptar. Kur kihet parasysh se në skedën e boksierit Radoslaw Musial, nuk ka të shënuar ndonjë rezultat të lakmueshëm, atëhere është krejtësisht e qartë pse është ndërmarrë ky vendim. Ndërkaq, në skedën e boksierit hungarez janë evidentuar këto të dhëna: lartësia 1.88 m, 18 përballje, prej të cilave ka shënuar 5 fitore, 4 barazime dhe 9 herë ka pësuar disfatë. Megjithate, ringu është arena e dëshmive të cilësive, aftësive, shkathtësive dhe efekteve të pregatitjeve të boksierëve.
Kjo do të jetë paraqitja e dytë e Nasi Hanit në boksin profesionist,(pesha deri 91 kg). pasi debutimin në ringun profesionist me fitore me KO kundër hungarezit Darius Balla me 22 maj, në “Casino Cursal” në Bern të Zvicrrës.
 
AW: Sport i Përgjithshëm

Ja edhe një lajm ku thot se Xhemaili paska kalu në Parma

Link veralten (gelöscht)
 
AW: Sport i Përgjithshëm

Për të gjithë ata të cilët duan ta shohin sportin përmes Feeds munden me kliku në kët faqe që aktualizohet në çdo minut.

Du musst dich Anmelden oder Registrieren um diesen link zusehen!
madej klikoni Direct Feeds.Mund të ndodh që e gjeni ndonji loj që ju Intereson si për shembull sonte Loja Shqipëri-Danimark që ishte në Frekuencën
11560 V 6111 3/4 Kaloni mir.
 
Zurück
Oben