AW: Kualikacioni per Kampionatin e Futbollit Euro 2012
Shqipëria barazon me Bosnjën
Ndeshja nisi e balancuar me të dyja skuadrat më shumë të kujdesshme për të mos pësuar gol. Pikërisht këtë të fundit, të parët që e gjejnë ishin boshnjakët të cilët duke përfituar edhe nga mungesa e Agollit në krahun e majtë të mbrojtjes shqiptare i cili kishte dalë për të marrë ndihmën mjekësore pas një dëmtimi të pësuar në gju, gjejnë golin e avantazhit me anë të sulmuesit Ibiseviç që shfrytëzon mjaft mirë një kros të ardhur nga e majta e mbrojtjes kuqezi.
Kuqezinjtë mundohen të reagojnë dhe në një rast të tillë sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi godet traversën kundërshtare pas një topi perfekt të marrë nga mesfusha, që gjithësesi lë rezultatin 0-1 për miqtë. Por kur mendohej se 45 minutat e para po përfundon në disavantazh të Shqipërisë, një top i prekur qëllimisht me dorë nga boshnjaku Mravac sjell një goditje dënimi për kuqezinjtë mjaft pranë vijës së zonës së rreptësisë. Ekzekutimi merret përsipër nga Duro i cili godet mjeshtërisht duke barazuar gjithçka. Pjesa e parë përfundon 1-1.
Fraksioni i dytë i takimit nis më mirë për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë shfaqen disa herë të rrezikshëm me aksione model, por finalizimi i tyre mbeti një tabu deri në përfundim të ndeshjes. Takimi u mbyll në barazim 1-1.
Pas kësaj ndeshje Shqipëria, duke përfituar edhe nga barazimi pa gola i Bjellorusisë me Luksemburgun, renditet e para në grup në kuotën e 5 pikëve duke lënë pas bjellorusët, po me 5 pikë dhe Bosnjen me 4 pikë. Të shtunën luhet ndeshja tjetër e grupit tonë, ajo mes Francës dhe Rumanisë, dy pretendenteve kryesorë për kualifikim.
1
Du musst angemeldet sein, um Bilder zu sehen.
Shqiperi
2
Du musst angemeldet sein, um Bilder zu sehen.
Bjellorusia
3
Du musst angemeldet sein, um Bilder zu sehen.
Bosnia & Herzegovina
4
Du musst angemeldet sein, um Bilder zu sehen.
Franca
5
Du musst angemeldet sein, um Bilder zu sehen.
Rumania
6
Du musst angemeldet sein, um Bilder zu sehen.
Luksemburgu