1. Diese Seite verwendet Cookies. Wenn du dich weiterhin auf dieser Seite aufhältst, akzeptierst du unseren Einsatz von Cookies. Weitere Informationen

Digjet Flamuri!!!

Dieses Thema im Forum "Zona e Lirë" wurde erstellt von fushkrujs, 12. Oktober 2010.

  1. fushkrujs
    Online

    fushkrujs Guest

    Tifozët serb djegin Flamurin Shqiptar në Gjenova te Italise, duke krijuar trazira te cilat kane nderpere ndeshjen Itali-serbi! VDEKJE serbise!!!
     
    #1
  2. phantom

    Nervigen User Advertisement

  3. fushkrujs
    Online

    fushkrujs Guest

    AW: Digjet Flamuri!!!

    Dieser Link ist nur für Mitglieder!!! Jetzt kostenlos Registrieren ?


    Njoftojmë te gjith shqiptarët që jan në facebook,duke filluar nga sot dt.13.10.2010 ora 06:00 deri më dt.14.10.2010 ora 06:00 të jetë flamuri shqipetar në të gjitha faqet shqiptare dhe profilet tona,të shikoj serbia që flamuri jonë është kudo. Shperndajeni këtë njoftim në faqet/profilet tuaja

    Dhe kete Gje e kan ber mijera Shqiptar ne Profilet e tyre neper forume respekt:thank_you:
     
    #2
  4. Bessat
    Offline

    Bessat Moderator Digital Eliteboard Team

    Registriert:
    21. November 2008
    Beiträge:
    1.506
    Zustimmungen:
    723
    Punkte für Erfolge:
    113
    Beruf:
    Moderator
    Ort:
    MediaWelt
    AW: Digjet Flamuri!!!

    Edhe artistët të revoltuar për djegjen e flamurit


    Duket se barsoleta me Nastradinin, kur rrëzohet nga dardha dhe preferon që të shkojnë ta shohin vetëm ata që e kanë provuar vetë këtë të rrëzuar, është shumë aktuale këto ditë. Pas djegies së flamurit shqiptar nga tifozë serbë të futbollit, në Itali, kanë reaguar dhjetëra këngëtarë nga Shqipëria, duke e dënuar secili në mënyrën e vetë këtë akt, shkruan Infopress. Në parim, ky reagim i tyre duket më se njerëzor dhe i arsyeshëm. Por, të kujton edhe diçka tjetër, që lidhet me barsoletën. Reagimet nga Kosova, kur në Shqipëri nderohej Goran Bregoviqi, kur lëshohej muzikë serbe, ftoheshin valltare serbe në emisione etj., nga jo pak këngëtarë dhe figura të tjera publike nga Shqipëria, dukeshin të çuditshme. Ata ngulmonin që arti duhet ndarë nga politika, dhe se e kaluara e hidhur e shqiptarëve nga Kosova nuk duhet të jetë pengesë për shkëmbime kulturore. Por, duket se kjo mendje e hapur nuk vlen në të gjitha rastet.
    Pas djegies së flamurit shqiptar nga tifozë serbë të futbollit, në Itali, kanë reaguar me dhjetëra artistë nga Shqipëria, duke shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për të shprehur revoltën e tyre.
    Aktori i humorit, Julian Deda, në profilin e tij në Facebook, shkruan: “I them të gjithë serbëve që mendojnë dhe veprojnë si ata kriminelët në stadiumin e Xhenovës, që dogjën flamurin shqiptar….ai është flamur që ka shumë histori nga mbrapa dhe nuk mund t’ia zhbësh lavdinë me një të djegur…e di pse ne shqiptarët nuk duhet të djegim një flamur serb, sepse ne nuk duhet të denjojmë ta prekim fare me dorë….se ta bën dorën pis”.
    Një tjetër reagim vjen nga këngëtarja Anjeza Shahini, e cila në të njëjtin rrjet shkruan: “Totalisht e shëmtuar skena e djegies së Flamurit tonë të bukur. Mu rrëqeth mishi kur e pashë, por ata djem thjesht tregojnë kulturën dhe shpirtin e tyre të pisët…gjest të cilin nuk do dëshiroja kurrë ta shihja të bërë nga shqiptarët, me një vend të vogël e me probleme, por me zemër të madhe”. Ndërkaq, këngëtarja Mariza Ikonomi shkruan vetëm “Turp serbëve!”.
    Një këngëtare tjetër që ka zgjedhur të shprehë revoltën e saj në Facebook është
    Ronela Hajati, e cila nuk i kursen as sharjet. “Fuck Serbia! Dhe të na ndjeni për mungesën e kulturës, po këta hajvanët ta sillkan në majë të hundës!”.
    Një reagim tjetër indirekt vjen edhe nga modelja Agnesa Vuthaj, e cila ka zgjedhur vargjet e famshme të Mitrush Kutelit: Jam Shqiptar e Kosovar/Zot, e krenar, Zot e bujar/mbi këtë dhé, q’e kam si fe, e përmbi fé/ …e kam Vatan!/e kam Atdhe!
     
    #3
  5. fushkrujs
    Online

    fushkrujs Guest

    AW: Digjet Flamuri!!!

    Amon sa nder keni ju ketu,esht per te ardh keq qe as dikush nuk schruan dicka ose jep mendimin,ka ardhur koha qe ne shesim dhe vlerat ton ene e qujm veten Shqiptar Turp.

    @ Bessat Mbylle kete Tem e Hidhe ne Plehra se atje i takon:diablo:
     
    #4
  6. Bessat
    Offline

    Bessat Moderator Digital Eliteboard Team

    Registriert:
    21. November 2008
    Beiträge:
    1.506
    Zustimmungen:
    723
    Punkte für Erfolge:
    113
    Beruf:
    Moderator
    Ort:
    MediaWelt
    AW: Digjet Flamuri!!!

    eshte me te vertet keq por ari po e le edhe pak mos shkrun dikushi
     
    #5
  7. Andi31
    Online

    Andi31 Ist gelegentlich hier

    Registriert:
    3. Oktober 2010
    Beiträge:
    54
    Zustimmungen:
    9
    Punkte für Erfolge:
    18
    Ort:
    Shqiponja
    AW: Digjet Flamuri!!!

    Maqedonasit djegin flamurin shqiptar


    Flamuri shqiptar edhe njëherë bëhet subjekt i incidenteve vandale ndëretnike, ndërsa kësaj radhe janë të përfshirë tifozët maqedonas gjatë një ndeshje basketbollistike.
    Sipas agjencisë së lajmeve INA, palestra e qytetit të Shkupit ishte dëshmitare e një incidenti tjetër ndëretnik. Në ndeshjen mes dy rivalëve lokalë nga Shkupi, Rabotniçkit dhe Lirisë, tifozët maqedonas në palestër dogjën flamurin shqiptar dhe kënduan këngë anti-shqiptare me brohoritje të tilla si “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”.
    Zyratrët e Federatës Maqedonase të Basketbollit të pranishëm në sallë, ashtu si autoritetet tjera nuk reaguan për këto gjeste vandale të cilat e shndërruan ndeshjen nga karakteri sportiv në atë politik.
    Nuk është hera e parë që kombi shqiptar fyhet në ngjarjet e mëdha sportive. Gjatë tetorit në ndeshjen kualifikuese e cila u zhvillua në Genoa të Italisë mes Italisë dhe Serbisë, tifozët serbë dogjën flamurin shqiptar nën syrin e opinionit mbarë botëror.

    Dieser Link ist nur für Mitglieder!!! Jetzt kostenlos Registrieren ?

     
    #6

Diese Seite empfehlen