1. Diese Seite verwendet Cookies. Wenn du dich weiterhin auf dieser Seite aufhältst, akzeptierst du unseren Einsatz von Cookies. Weitere Informationen

Shtetësia e bashkimit!!!

Dieses Thema im Forum "Zona e Lirë" wurde erstellt von fushkrujs, 7. August 2010.

  1. fushkrujs
    Online

    fushkrujs Guest

    Ideja e disa intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria për dhënien e shtetësisë për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë kufijve administrative të Shqipërisë ka hapur debate të shumta lidhur me qëllimin e idesë. Derisa një pjesë e ekspertëve dhe politikanëve shqiptarë e vlerësojnë si një fillim i idesë për bashkim kombëtar, të tjerët thonë se nuk duhet të bëhet politikë me çështje teknike, siç është marrja e shtetësisë apo pasaportës të një vendi fqinj.
    Duke komentuar këtë ide kryetari i Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), Hisni Shaqiri, tha se kjo iniciativë e intelektualëve është vetëm një fillim për bashkim kombëtar. “E përshëndesim këtë iniciativë. Duhet të mendojnë mirë dhe ta pranojnë si institucionet në Shqipëri ashtu edhe presidenti Bamir Topi. Si rezultat i mungesës së kësaj shtetësie në 100 vitet e kaluara ne si shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë kemi qenë të persekutuar. Ëndërr e të gjithë shqiptarëve është që të jenë sa më afër Shqipërisë në shumë aspekte jetësore. Kjo duhet të jetë temë debati e institucioneve në Shqipëri dhe kjo mund të jetë një fillim i bashkimit kombëtar”, deklaroi Shaqiri.
    Kryetari i parë i PPD-së, Nevzat Halili, tha se e mirëpret këtë letër të intelektualëve shqiptarë duke theksuar se ai me strukturën e “Republikës së Iliridës” ka kërkuar edhe dhënien e pasaportave nga Shqipëria për shqiptarët jashtë kufijve.
    “Kjo letër ka hasur në mirëkuptim edhe tek institucionet në Shqipëri ku pritet procedurat të fillojnë në vitin 2011. Me strukturat e Republikës së Iliridës nëpër kuvende e kemi biseduar disa herë këtë ide por kemi kërkuar edhe që gjithë shqiptarët të kenë edhe pasaporta nga Shqipëria që të identifikohemi si popull. Të gjithë nëpër shtetet e tyre amë kanë pasaporta si pakicat maqedonase që janë në Shqipëri kanë pasaportë maqedonase, në Bullgari, Kroaci, Slloveni dhe Serbi, kurse ne shqiptarët nuk kemi pasur dhe për këtë fajtor kanë qenë zyrtarët e Shqipërisë”, deklaroi Nevzat Halili.
    Kjo nismë është e intelektualëve të Shqipërisë është mirëpritur edhe nga SHVL-UÇK-ja e drejtuar nga Fazli Veliu i BDI-së, organizatë e cila nëpërmjet një letre thotë se 5 milionë shqiptarë të hapësirës natyrale do të pasurohen me pasaporta shqiptare.
    “Përshëndesim dhe mirëpresim vendimin e presidentit Bamir Topi për dhënien e pasaportave për 5 milion shqiptarë të mbarë hapësirës Natyrale Kombëtare Shqiptare. Me mirënjohje të thellë i drejtohemi presidencës së Shqipërisë për këtë akt madhor kombëtarë”, thuhet në letrën e SHVL-UCK-së.
    Intelektualët nga Shqipëria kanë drejtuar kërkesë të qartë deri tek presidenti i Shqipërisë Bamir Topi për dhënien e shtetësisë nga shteti amë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë sajë. “Po ju drejtohemi juve për t’ju kërkuar që të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diasporës t’u jepni shtetësi shqiptare. Nuk ju kërkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambula e saj. Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar, shkruan me shkronja të arta në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kurse një gjë të tillë e garanton neni 8 i kushtetutës”, thuhet në letrën drejtuar presidentit Topi.
    Më tej në letër thuhet se “ka ardhur momenti që të tregoni dhe të veproni shqiptarisht se shqiptaret me marrjen e shtetësisë tregojnë se janë komb 15 milionësh”.
    “Dhënia e shtetësisë shqiptarëve të të gjithë trojeve etnike dhe diasporës do të jetë një përforcues të madh të identitetit shqiptar dhe do të tregojë se shqiptarët janë të bashkuar në një llogore të vetme në kërkim edhe të një shteti të vetëm kombëtar, Shqipëria e Bashkuar”, shkruajnë intelektualët.
    Neni tetë i Kushtetutës së Shqipërisë
    -Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
    -Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
    -Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.
     
    #1

Diese Seite empfehlen