Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

Rikthehet “Big Brother”, detajet e edicionit të shtatë

Edwin*

Ist gelegentlich hier
Registriert
1. Juli 2011
Beiträge
93
Reaktionspunkte
304
Punkte
73
Edicioni i shtatë i show-t real televiziv “Big Brother” do të nisë transmetimin në ekranin e ‘Top Channel” më 21 shkurt. Produksioni i këtij show ka vendosur të ndryshojë traditën gjashtëvjeçare të transmetimit të spektaklit, duke e zhvendosur të premteve, në orën 21:00. Moderatorja e spektaklit edhe këtë vit do të jetë Arbana Osmani, e cila ka njoftuar fansat herë pas here në profilet e saj zyrtare në rrjetet sociale. Kohë më parë, “Top Channel” kishte filluar transmetimin e spotit televiziv, që shpallte të hapura audicionet për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e “BB” dhe, sipas burimeve tona, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme. Rregull i këtij edicioni është që të gjithë pjesëmarrësit të jenë të panjohur më parë në publik, në mënyrë që brenda shtëpisë së “Big Brother” të hyjnë me bindjen për të ndryshuar fatin e jetën e tyre si me magji.

Nata e parë e spektaklit, hapje pompoze
Edhe pse produksioni është munduar ta mbajë çdo gjë sekrete deri në natën e parë të show-t më 21 shkurt, kemi arritur të zbulojmë disa detaje, që nga nata e hapjes së spektaklit e deri në javët në vazhdim, në 100 ditët e tij. Sipas burimeve tona, tashmë stafi i “Big Brother 7” po punon që të jetë një natë hapjeje spektakolare, që konkurrentët ta ndiejnë shijen e jetës ndryshe, që në çastin e parë që shkelin në studiot e “Top Channel”. Pjesë e ekskluzivitetit të natës së parë do të jenë dhe emrat e banorëve pjesëmarrës, identitet e të cilëve do i lihen natës së parë.

Shtëpia e vëzhguar e “BB 7” do ketë mbi 20 banorë, jo emigrantë
Përzgjedhja e konkurrentëve që do banojnë në shtëpinë e vëzhguar të “Big Brother 7” ka kohë që ka nisur si proces dhe, sipas burimeve tona, janë përzgjedhur karaktere me histori tronditëse nga jeta e tyre. Deri tani mendohet që në shtëpi të hyjnë mbi 20 banorë, të ardhur nga qytete të ndryshme, dhe kryesisht persona që jetojnë në Shqipëri, jo emigrantë të ardhur nga jashtë, siç jemi mësuar në edicionet e mëparshme. Konkurrentët kanë aplikuar në faqen online të “Top Channel”, proces që ka qenë i hapur prej muajsh të tërë, e vazhdon ende të jetë i hapur për të gjitha ata që janë të interesuar e kanë besimin se mund ta përjetojnë ashtu si duhet këtë eksperiencë të re në “Big Brother”. Pas përzgjedhjes së parë të bërë nga ekipi që u ngrit enkas për audicionet e para, zgjedhja e personave të duhur tashmë ka kaluar në fazën tjetër, në filtrin e dytë, nga një ekip më i zgjeruar që gjykon konkurrentët e përshtatshëm për të hyrë në lojë. Tashmë mund të thuhet se janë përzgjedhur kandidatët e mundshëm, karaktere të ndryshme, përfaqësues të kategorive, shtresave sociale e problemeve të nga më të ndryshmet. Gjithçka që ekziston në jetën jashtë “Big Brother” do të jetë e përfaqësuar edhe brenda shtëpisë. Mësohet, po ashtu, se këtë edicion nuk do pranohet asnjë person që njihet sadopak në publik, pasi konkurrentët do të hyjnë të barabartë në këtë lojë e garë, pa pasur një status të veçantë të mëparshëm që mund t’i favorizojë në krahasim me të tjerët.

EksperiEnca e jetës, pika e fortë e konkurrentëve
Po sa a e vështirë ka qenë përzgjedhja e tyre, cilat kanë qenë disa kritere të veçanta që u janë kërkuar t’i plotësojnë aplikantët? Nisur nga fakti që prurjet kanë qenë të shumta, përzgjedhja e tyre ka qenë më e thjeshtë, pasi kërkesat për të hyrë në “BB” kanë qenë të shumta. Eksperienca e jetës është konsideruar një element i mirë për të gjykuar fuqinë e një konkurrenti. Kjo eksperiencë përkthehet në gjërat që ai ka bërë në jetë dhe si ka reflektuar ai ose ajo ndaj ndodhive të jetës. Natyrisht që komercialiteti i këtij show varet dhe nga banorët, që pranojnë pa komplekse të thyejnë tabu në sytë e publikut. Mësohet se do të ketë konkurrentë të tillë, duke u nisur dhe nga fakti që disa persona i kanë thyer tabutë ende pa hyrë aty, pra në jetën që kanë bërë deri tani… Ndaj kanë se çfarë të rrëfejnë brenda shtëpisë në këtë drejtim.

Formula e “BB7”dhe si do të vihen banorët në provë
Formula e këtij edicioni është një nga kuriozitetet e radhës. A do të vazhdojnë dhe këtë vit konkurrentët e rinj të sfidojnë njëri-tjetrin me anë të sekretit më të veçantë, dhe intuitës për t’ia zbuluar sekretin konkurrentit? Çdo person jashtë shtëpisë së “Big Brother” ka sekretet e tij, kështu që edhe pasi të hyjnë në “BB” të fshehtat do i mbartin me vete. Edhe këtë edicion sekretet do të jenë përsëri një pikë e fortë e lojës së tyre, por të trajtuara ndryshe. Natyrisht që bashkëjetesa në shtëpi kërkon shumë fantazi nga produksioni dhe ata vetë për të spikatur. Thuhet se banorët nuk do ketë mundësi të pushtohen nga dembelizmi dhe monotonia, apo rituali i gatimit. Nuk do të kenë kurrë shansin vetëm të rrinë e të gatuajnë, pasi ata do të përballen me lojëra që po mendohen me shumë kujdes nga ekipi i autorëve. Provat e ditës apo të javës do të jenë një pikë shumë e fortë e garës këtë vit, ndërsa konkurrentët do të vihen përballë sfidave të mëdha, pasi thuhet se mendje “shumë djallëzore” po punojnë mjaft për këtë element të lojës në “Big Brother”.

Shtëpia, më luksozja në këto vite
Kuriozitet për këtë “Big Brother” ngjall edhe shtëpia, ku banorët do të bashkëjetojnë në 100 ditë, kush më shumë e kush më pak. Tashmë është në përgatitjet e fundit shtëpia e “BB7”, që është projektuar për të qenë më e madhja, me shumë luks dhe komoditet karahasuar me gjashtë edicionet e mëparshme. Natyrisht që në këtë hapësirë do të ketë shumë elemente të reja të shtuar në të, mes të cilëve dhe një ambient bari, që nuk ka ekzistuar më parë. E dihet që kjo garë ka qëllim final çmimin e madh, të cilin vitin e kaluar e fitoi Anaid Kaloti. Për këtë edicion “Top Channel” ende nuk ka vendosur për vlerën që do të ketë kupa e fituesit të “Big Brother 7”, vlerë që do e mësojmë ditët në vazhdim.
 
AW: Rikthehet “Big Brother”, detajet e edicionit të shtatë

Shiko live BB7

Du musst dich Anmelden oder Registrieren um diesen link zusehen!


Tani Mundohuni me i nxjerr Stream link dhe e fut ne TS media dhe e shikoni ne TV.
 
Zuletzt bearbeitet:
Zurück
Oben