AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )
Komercializimi i “Pay Tv” në Shqipëri dhe në territoret shqipfolëse.
Intervistë me Z. Adnand Mahmuti, Drejtor Komercial pranë Tring Digital, Platformë Televizive Dixhitale Tokësore dhe Satelitore.
Komercializimi i paketave dhe ofertave të televizionit me pagesë, nuk ka simos të ndjekë një trend evropian në rritjen dhe shtimin e ofertave në drejtim të cilësisë së programacionit dhe të shumëllojshmërisë së kanaleve, por pa harruar edhe teknologjinë që do të strukturojë këtë ofertë. E vetmja kompani që po investon në rritjen teknologjike është Platforma Dixhitale Tokësore dhe Satelitore TRING, e cila po përgatit ofertat e saj të fundit teknologjike që përfshijnë
IPTV dhe Web TV. Kështu, së shpejti, Tring do të renditet si kompania e parë në Evropë, që ofron transmetimet e kanaleve dhe programacionit të zgjedhur, në të katër format më të evoluara të transmetimeve. Kjo do të çojë në rritjen e numrit të kanaleve deri në 160, çka përkon me strategjinë e saj, që brenda vitit 2014, të jetë platforma më e madhe televizive në Ballkanin perëndimor dhe jo vetëm. Teknologjia e avancuar që ajo po adapton, do të çojë në transmetimin shumëgjuhësh, të programeve ekskluzive. Një kontribut të jashtëzakonshëm jep ajo në territoret shqipfolëse, ku përfshihet Kosova, Maqedonia dhe diaspora.
Me daljen e platformës Tring në treg, u evidentua një rritje në cilësi dhe sasi, e kërkesës për “Pay TV”.
Për të theksuar është se me daljen e kësaj platforme në treg, u rrit oferta dhe përzgjedhja e një programacioni cilësor. Kjo përkon dhe me trendin që evidentohet në Itali, Francë, Spanjë dhe përgjithësisht në ato vende ku konkurrenca është e dukshme dhe ka një rritje në prodhimin vetjak, të një programacioni gjithnjë e më cilësor dhe të shumëllojshëm. Kjo përkon edhe me disa të dhëna, të cilat e çojnë ofertën televizive PAY TV, në një trend në rritje të interesit dhe arkëtimeve, e parë nga këndvështrimi financiar.
Nuk besoni se kriza e rëndë ekonomike, mund ta ngadalësojë këtë trend?
Tani për tani, nuk ka sinjale që kriza ekonomike dhe si pasojë, ndrydhja e konsumeve mund të ketë një ndikim negativ në shërbimet e televizioneve me pagesë. Përkundrazi, mund të ketë rritje të së ashtuquajturit “Konsum për Argëtimin Shtëpiak”. Ofertat e Pay TV, kanë arritur të dominojnë dhe të përmbushin 50-60% të totalit të tregut. Jo të gjithë janë të gatshëm të shpenzojnë 2500-3000 apo 4000 lekë në muaj, për një paketë televizive me pagesë. Prandaj, edhe pse rritja e ofertave po evidentohet, në vitin e fundit është rritur interesi ndaj ofertave inteligjente ekonomike, si paketa Tring, me plotësimin “gjithçka në një”, pa pagesa ekstra ku televizioni kushton 1000-1200 lekë në muaj.
Nga një studim i tregut Evropian, shohim se rritet interesi në drejtim të të ashtuquajturit konsum jo linear si për shembull “TV on Demand”. Ç’mund të na thoni?
Po, shumëfishimi i shërbimeve që kanë tendencën e diferencimit nga paketat e tjera, do të sjellë një pasuri në oferta dhe do të ketë tendencën të arrijë atë publik, që më parë ishte i lëkundur për sa i përket zgjedhjes së Televizionit analog, Pay TV. Duhet të kemi parasysh se me kalimin në "Multi-Channel TV" falas ose DTT ose "kanaleve satelitorë" falas, rritet jo vetëm oferta e kanaleve që mund të marrësh, por edhe oferta e solucioneve fleksibël, që mundësojnë hyrjen në shërbimet Pay TV.
Mendoni për shembull, Push-Vod, ose konsumi me pagesë i titujve që memorizohen në atë kohë në dekoder, nëpërmjet memories lokale dhe pastaj të seleksionuara nga klienti ditën e nesërme, sipas pëlqimit të tij. E kam fjalën për një formë Pay-TV, akoma të panjohur në vendin tonë, por që është e destinuar të ketë sukses të madh, pas lançimit që planifikohet së afërmi nga Tring Digital dhe partneres së saj "motër" të
IPTV, Tring Comunications. Në pajë, ky shërbim sjell edhe internet dhe telefoni, me cilësi shumë të lartë dhe me kosto shumë të ulët, ku do të ofrohen deri në 24 Mega, brenda dy viteve të ardhshme. Investimi i konsoliduar, tashmë prej rreth 20 milion euro, është pikërisht i orientuar drejt një tërësie shërbimesh dhe kanalesh sipas dëshirës dhe zgjedhjes së klientit.
Nëse marrim në konsideratë të gjitha këto shërbime së bashku dhe përshkrimin e mësipërm, mundësitë e klientëve dhe të shërbimeve atraktivë nga ky model, është më se e qartë dhe e mundur të parashikosh se brenda 2014-ës, 50% e familjeve shqiptare, maqedonase dhe kosovare do të përdorin shërbimet e Pay-TV. Sot në Shqipëri, mund të numërojmë shumë kanale analoge dhe shumë të tjerë, që janë përfshirë në ofertat me pagesë.
Në 2014-ën, ky numër do të rritet apo do të asistojmë në ndonjë shpërbërje?
Për mendimin tim, ky numër është i destinuar të rritet. Shërbimet që do të lançohen por që do të arrijnë në Shqipëri nga jashtë, do të korrespondojnë edhe me kanale televizive që do të mbyllin dritaret. Duhet të kemi parasysh se jetojmë në botën multimediale. Kjo do të thotë që shërbimet e internetit do të marrin një natyrë pikërisht televizive, si Web Tv e Tring WEB. Llogaritja e kanaleve do të jetë edhe më e vështirë dhe pikërisht për këtë arsye do të jemi shumë larg asaj që ne sot e quajmë televizion. Nga një investigim, vëmë re se platforma satelitore do të dominojë tregun nëse vazhdon të ofrojë alternativa të kombinueshme.
Në bazë të këtyre të dhënave, Shqipëria do të kalojë përfundimisht në Dixhital Tokësor. Kjo mund të sjellë një rënie progresive të televizionit Satelitor?
Sipas mendimit tim, në fund të 2014-ës, sateliti me pagesë do të ketë 22-24% mbi totalin e numrit të "Familjeve TV", domethënë, ka akoma shenja për rritje falë këtij penetrimi të fortë dhe peshës së madhe ekonomike mbi tregun e Pay TV. Sateliti do të mbetet shumë hapa përpara, si platformë mbizotëruese dhe duket se për këtë nuk ka asnjë dyshim. Dixhitali tokësor do të jetë platformë mbizotëruese në ambientin e TV "free too air", e bashkangjitur me ofertat satelitore falas. Por do të ketë një rol të rëndësishëm në televizionin me pagesë; mjafton të mendosh që janë të shumtë klientët aktiv në Pay TV, në DT (Dixhital tokësor).
Ju keni marrë një iniciativë shumë të guximshme lidhur me televizionet kabllore, në mbështetje edhe të organeve shtetërore si KKRT, për luftën kundër transmetimeve të paligjshme. A nuk rëndon kjo nga ana financiare mbi kompaninë Tring?
Së pari, do të theksoja se strategjitë tona nuk përkojnë aspak me kompanitë ekzistuese në treg, të cilat e trajtojnë tregun si monopol. Tring, duke vërejtur se në territor kishte shumë parregullsi në mënyrat e transmetimeve dhe të marrjeve të të drejtave të programeve të ndryshme, në vijim të projektit të saj mbi rregullimin e territorit dhe më pas edukimit të këtyre vektorëve, për të shkuar në drejtim të transmetimeve të ligjshme dhe të bashkëpunimeve të mundshme, u ofroi atyre programacionin e saj në mënyrë që të kishin një burim të ligjshëm furnizimi, sepse ndryshimi është te objektivat e kompanive dhe te potenciali i tyre. Janë disa kompani, që kur i nxjerr nga monopoli, kërkojnë të shtrydhin sa më shumë tregun, në mënyrë që për sa kohë të garantojnë ekzistencën, të rrisin arkëtimet duke rritur çmimet, por kjo s’mund të ndodhë me një kompani si Tring, e cila ka shumë për t’u ofruar familjeve, partnerëve, sikurse i konsiderojmë tashmë televizionet kabllorë dhe vektorët e tjerë transmetues, si televizionet lokale të cilët gradualisht po bashkohen me iniciativën më të re të kësaj platforme. Që të rikthehem tek pyetja juaj, kjo ul hyrjet nga ana financiare, por rrit numrin e familjeve të cilat transformohen automatikisht në “Familje Tring”. Mjafton të mendoni se ky sukses në marrëdhëniet me televizionet kabllorë, brenda 6-muajve ka rritur numrin e klientëve Tring, në 280 mijë abonentë.
280 mijë abonentë... është një shifër rekord për një vit e gjysmë aktivitet. Ç’territore përfshin kjo iniciativë?
Nuk joshemi, por është kënaqësi të evidentosh fuqinë e jashtëzakonshme të teknologjisë dhe programeve Tring, që me formate të saj si: Dancing With The Star, Apartamenti 2XL, Vip Shpija, etj, krijoi atmosferë në të gjitha territoret shqipfolëse, të lodhura nga idetë e ngushta në zhvillimet komerciale. Në territoret shqipfolëse, Kosovë dhe Maqedoni, ne jemi shtrirë përmes bashkëpunimeve shumë të frytshme me kabllorët më të mëdhenj duke rritur kërkesën edhe nga Pay TV të tjera, në sajë të programacionit të pasur në gjuhën shqipe. Përveç këtyre, Platforma Tring, si asnjë tjetër ka arritur të bashkëpunojë me dy nga
IPTV-të më të mëdha në ShBA, ndërsa në territorin shqiptar, televizionet kabllorë që transmetojnë në mënyrë të ligjshme platformën Tring, janë 60.
Ju jeni kompania e vetme që do të ofrojë IPTV, sikurse theksuat pak më sipër. Mos vallë kjo përkon me iniciativën tuaj për të lidhur kontrata me televizionet kabllore për të përgatitur terrenin, “Një linjë, shumë shërbime”?
Tring është kompania e vetme e cila ofron në Shqipëri, Prodhim Programacioni, Televizion, Internet, Telefoni dhe kjo përkon afërsisht me atë që evidenton pyetja juaj. Ne si kompani ofrojmë shumë zgjidhje, si në furnizimin me internet, telefoni dhe programacion ashtu dhe në teknologji, por do të ketë shumë forma transmetimi si rrjedhojë e bashkëpunimit. Kjo do të varet nga mundësitë që do të ofrojë projekti ynë i ardhshëm dhe shumëformësh, i cili do të marrë trajtë të plotë duke filluar nga nëntori i këtij viti.
Aftësia e kësaj platforme, përkon me vullnetin e investitorëve të saj dhe të stafit jashtëzakonisht të vullnetshëm dhe profesional, të cilët së bashku, pavarësisht se kompania konkurrente, shtrëngonte kanalet e lira televizive në territorin e Shqipërisë me kontrata ekskluzive absurde, për të mos lejuar hyrjen e tyre në transmetimet dixhitale tokësore dhe satelitore të kompanisë Tring, arritën të depërtojnë në treg dhe të bëhen një nga Pay TV më origjinale dhe me ofertën më të mirë në treg për raportin cilësi - çmim.