Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

Sonstige ( Te Pergjithshme )

Eurosong

Kengetarja shqiptare Juliana Pasha me kengen “Nuk mundem pa ty” ka arritur te kaloje me sukses gjysmefinalen e Eurosong duke u kualifikuar per ne finalen e 29 majit te ketij eventi muzikor. Me votat e jurise dhe te publikut nga 17 vende pjesemarrese ne gjysmefinalen e pare te Eurosong-ut kengetarja shqiptare arriti te futet ne 10-en me te mire te kengetareve te cilet do te vazhdojne aventuren e tyre per ne finalen e Oslo 2010.

Dhjete finalistet e pare plotesohen me Bosnje-Hercegovinen, Moldavine, Rusine, Greqine, Portugaline, Bjellorusine, Serbine, Belgjiken dhe Islanden.

25 finalistet do te kompletohen pas percaktimit te 10 te tjereve ne gjysmefinalen e dyte te enjten, te cilet do t'i bashkangjiten Gjermanise, Anglise, Frances e Spanjes qe kualifikohen direkt ne finale bashke me vendin organizator, Norvegji.
 
Dekodifikohet kodi që mbron të dhënat HD

Dekodifikohet kodi që mbron të dhënat HD
Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë Intel. Filmat me HD mund të kopjohen edhe pa të drejtat e autorit.
Sipas televizionit amerikan Fox, një zëdhënës i prodhuesit më të madh botëror të çipave, ka pohuar se kodi që mbron HDCP (High-bandwidth digital content protection – Mbrojtja e përmbajtjeve dixhitale me bandë të gjerë) thënë ndryshe programi që ndalon kopjimin e filmave dhe përmbajtjeve të tjera me definicion të lartë, është kompromentuar.

Një goditje e rëndë për prodhuesit e përmbajtjeve, sidomos ata hollivudianë të cilët shpresonin se produktet në këtë cilësi ishin të pakopjueshme pa autorizimin e mbajtësit të të drejtave të autorit.
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

:D:DBessat me ale pa frym,mendova qe jan hapur kanalet HD te Digitalb kur lexova titullin....gjithsesi flm per freskimet qe po i ben forumit.
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

Komercializimi i “Pay Tv” në Shqipëri dhe në territoret shqipfolëse.

Intervistë me Z. Adnand Mahmuti, Drejtor Komercial pranë Tring Digital, Platformë Televizive Dixhitale Tokësore dhe Satelitore.

Komercializimi i paketave dhe ofertave të televizionit me pagesë, nuk ka simos të ndjekë një trend evropian në rritjen dhe shtimin e ofertave në drejtim të cilësisë së programacionit dhe të shumëllojshmërisë së kanaleve, por pa harruar edhe teknologjinë që do të strukturojë këtë ofertë. E vetmja kompani që po investon në rritjen teknologjike është Platforma Dixhitale Tokësore dhe Satelitore TRING, e cila po përgatit ofertat e saj të fundit teknologjike që përfshijnë IPTV dhe Web TV. Kështu, së shpejti, Tring do të renditet si kompania e parë në Evropë, që ofron transmetimet e kanaleve dhe programacionit të zgjedhur, në të katër format më të evoluara të transmetimeve. Kjo do të çojë në rritjen e numrit të kanaleve deri në 160, çka përkon me strategjinë e saj, që brenda vitit 2014, të jetë platforma më e madhe televizive në Ballkanin perëndimor dhe jo vetëm. Teknologjia e avancuar që ajo po adapton, do të çojë në transmetimin shumëgjuhësh, të programeve ekskluzive. Një kontribut të jashtëzakonshëm jep ajo në territoret shqipfolëse, ku përfshihet Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Me daljen e platformës Tring në treg, u evidentua një rritje në cilësi dhe sasi, e kërkesës për “Pay TV”.

Për të theksuar është se me daljen e kësaj platforme në treg, u rrit oferta dhe përzgjedhja e një programacioni cilësor. Kjo përkon dhe me trendin që evidentohet në Itali, Francë, Spanjë dhe përgjithësisht në ato vende ku konkurrenca është e dukshme dhe ka një rritje në prodhimin vetjak, të një programacioni gjithnjë e më cilësor dhe të shumëllojshëm. Kjo përkon edhe me disa të dhëna, të cilat e çojnë ofertën televizive PAY TV, në një trend në rritje të interesit dhe arkëtimeve, e parë nga këndvështrimi financiar.

Nuk besoni se kriza e rëndë ekonomike, mund ta ngadalësojë këtë trend?

Tani për tani, nuk ka sinjale që kriza ekonomike dhe si pasojë, ndrydhja e konsumeve mund të ketë një ndikim negativ në shërbimet e televizioneve me pagesë. Përkundrazi, mund të ketë rritje të së ashtuquajturit “Konsum për Argëtimin Shtëpiak”. Ofertat e Pay TV, kanë arritur të dominojnë dhe të përmbushin 50-60% të totalit të tregut. Jo të gjithë janë të gatshëm të shpenzojnë 2500-3000 apo 4000 lekë në muaj, për një paketë televizive me pagesë. Prandaj, edhe pse rritja e ofertave po evidentohet, në vitin e fundit është rritur interesi ndaj ofertave inteligjente ekonomike, si paketa Tring, me plotësimin “gjithçka në një”, pa pagesa ekstra ku televizioni kushton 1000-1200 lekë në muaj.


Nga një studim i tregut Evropian, shohim se rritet interesi në drejtim të të ashtuquajturit konsum jo linear si për shembull “TV on Demand”. Ç’mund të na thoni?

Po, shumëfishimi i shërbimeve që kanë tendencën e diferencimit nga paketat e tjera, do të sjellë një pasuri në oferta dhe do të ketë tendencën të arrijë atë publik, që më parë ishte i lëkundur për sa i përket zgjedhjes së Televizionit analog, Pay TV. Duhet të kemi parasysh se me kalimin në "Multi-Channel TV" falas ose DTT ose "kanaleve satelitorë" falas, rritet jo vetëm oferta e kanaleve që mund të marrësh, por edhe oferta e solucioneve fleksibël, që mundësojnë hyrjen në shërbimet Pay TV.
Mendoni për shembull, Push-Vod, ose konsumi me pagesë i titujve që memorizohen në atë kohë në dekoder, nëpërmjet memories lokale dhe pastaj të seleksionuara nga klienti ditën e nesërme, sipas pëlqimit të tij. E kam fjalën për një formë Pay-TV, akoma të panjohur në vendin tonë, por që është e destinuar të ketë sukses të madh, pas lançimit që planifikohet së afërmi nga Tring Digital dhe partneres së saj "motër" të IPTV, Tring Comunications. Në pajë, ky shërbim sjell edhe internet dhe telefoni, me cilësi shumë të lartë dhe me kosto shumë të ulët, ku do të ofrohen deri në 24 Mega, brenda dy viteve të ardhshme. Investimi i konsoliduar, tashmë prej rreth 20 milion euro, është pikërisht i orientuar drejt një tërësie shërbimesh dhe kanalesh sipas dëshirës dhe zgjedhjes së klientit.
Nëse marrim në konsideratë të gjitha këto shërbime së bashku dhe përshkrimin e mësipërm, mundësitë e klientëve dhe të shërbimeve atraktivë nga ky model, është më se e qartë dhe e mundur të parashikosh se brenda 2014-ës, 50% e familjeve shqiptare, maqedonase dhe kosovare do të përdorin shërbimet e Pay-TV. Sot në Shqipëri, mund të numërojmë shumë kanale analoge dhe shumë të tjerë, që janë përfshirë në ofertat me pagesë.


Në 2014-ën, ky numër do të rritet apo do të asistojmë në ndonjë shpërbërje?

Për mendimin tim, ky numër është i destinuar të rritet. Shërbimet që do të lançohen por që do të arrijnë në Shqipëri nga jashtë, do të korrespondojnë edhe me kanale televizive që do të mbyllin dritaret. Duhet të kemi parasysh se jetojmë në botën multimediale. Kjo do të thotë që shërbimet e internetit do të marrin një natyrë pikërisht televizive, si Web Tv e Tring WEB. Llogaritja e kanaleve do të jetë edhe më e vështirë dhe pikërisht për këtë arsye do të jemi shumë larg asaj që ne sot e quajmë televizion. Nga një investigim, vëmë re se platforma satelitore do të dominojë tregun nëse vazhdon të ofrojë alternativa të kombinueshme.


Në bazë të këtyre të dhënave, Shqipëria do të kalojë përfundimisht në Dixhital Tokësor. Kjo mund të sjellë një rënie progresive të televizionit Satelitor?

Sipas mendimit tim, në fund të 2014-ës, sateliti me pagesë do të ketë 22-24% mbi totalin e numrit të "Familjeve TV", domethënë, ka akoma shenja për rritje falë këtij penetrimi të fortë dhe peshës së madhe ekonomike mbi tregun e Pay TV. Sateliti do të mbetet shumë hapa përpara, si platformë mbizotëruese dhe duket se për këtë nuk ka asnjë dyshim. Dixhitali tokësor do të jetë platformë mbizotëruese në ambientin e TV "free too air", e bashkangjitur me ofertat satelitore falas. Por do të ketë një rol të rëndësishëm në televizionin me pagesë; mjafton të mendosh që janë të shumtë klientët aktiv në Pay TV, në DT (Dixhital tokësor).


Ju keni marrë një iniciativë shumë të guximshme lidhur me televizionet kabllore, në mbështetje edhe të organeve shtetërore si KKRT, për luftën kundër transmetimeve të paligjshme. A nuk rëndon kjo nga ana financiare mbi kompaninë Tring?

Së pari, do të theksoja se strategjitë tona nuk përkojnë aspak me kompanitë ekzistuese në treg, të cilat e trajtojnë tregun si monopol. Tring, duke vërejtur se në territor kishte shumë parregullsi në mënyrat e transmetimeve dhe të marrjeve të të drejtave të programeve të ndryshme, në vijim të projektit të saj mbi rregullimin e territorit dhe më pas edukimit të këtyre vektorëve, për të shkuar në drejtim të transmetimeve të ligjshme dhe të bashkëpunimeve të mundshme, u ofroi atyre programacionin e saj në mënyrë që të kishin një burim të ligjshëm furnizimi, sepse ndryshimi është te objektivat e kompanive dhe te potenciali i tyre. Janë disa kompani, që kur i nxjerr nga monopoli, kërkojnë të shtrydhin sa më shumë tregun, në mënyrë që për sa kohë të garantojnë ekzistencën, të rrisin arkëtimet duke rritur çmimet, por kjo s’mund të ndodhë me një kompani si Tring, e cila ka shumë për t’u ofruar familjeve, partnerëve, sikurse i konsiderojmë tashmë televizionet kabllorë dhe vektorët e tjerë transmetues, si televizionet lokale të cilët gradualisht po bashkohen me iniciativën më të re të kësaj platforme. Që të rikthehem tek pyetja juaj, kjo ul hyrjet nga ana financiare, por rrit numrin e familjeve të cilat transformohen automatikisht në “Familje Tring”. Mjafton të mendoni se ky sukses në marrëdhëniet me televizionet kabllorë, brenda 6-muajve ka rritur numrin e klientëve Tring, në 280 mijë abonentë.


280 mijë abonentë... është një shifër rekord për një vit e gjysmë aktivitet. Ç’territore përfshin kjo iniciativë?

Nuk joshemi, por është kënaqësi të evidentosh fuqinë e jashtëzakonshme të teknologjisë dhe programeve Tring, që me formate të saj si: Dancing With The Star, Apartamenti 2XL, Vip Shpija, etj, krijoi atmosferë në të gjitha territoret shqipfolëse, të lodhura nga idetë e ngushta në zhvillimet komerciale. Në territoret shqipfolëse, Kosovë dhe Maqedoni, ne jemi shtrirë përmes bashkëpunimeve shumë të frytshme me kabllorët më të mëdhenj duke rritur kërkesën edhe nga Pay TV të tjera, në sajë të programacionit të pasur në gjuhën shqipe. Përveç këtyre, Platforma Tring, si asnjë tjetër ka arritur të bashkëpunojë me dy nga IPTV-të më të mëdha në ShBA, ndërsa në territorin shqiptar, televizionet kabllorë që transmetojnë në mënyrë të ligjshme platformën Tring, janë 60.


Ju jeni kompania e vetme që do të ofrojë IPTV, sikurse theksuat pak më sipër. Mos vallë kjo përkon me iniciativën tuaj për të lidhur kontrata me televizionet kabllore për të përgatitur terrenin, “Një linjë, shumë shërbime”?

Tring është kompania e vetme e cila ofron në Shqipëri, Prodhim Programacioni, Televizion, Internet, Telefoni dhe kjo përkon afërsisht me atë që evidenton pyetja juaj. Ne si kompani ofrojmë shumë zgjidhje, si në furnizimin me internet, telefoni dhe programacion ashtu dhe në teknologji, por do të ketë shumë forma transmetimi si rrjedhojë e bashkëpunimit. Kjo do të varet nga mundësitë që do të ofrojë projekti ynë i ardhshëm dhe shumëformësh, i cili do të marrë trajtë të plotë duke filluar nga nëntori i këtij viti.
Aftësia e kësaj platforme, përkon me vullnetin e investitorëve të saj dhe të stafit jashtëzakonisht të vullnetshëm dhe profesional, të cilët së bashku, pavarësisht se kompania konkurrente, shtrëngonte kanalet e lira televizive në territorin e Shqipërisë me kontrata ekskluzive absurde, për të mos lejuar hyrjen e tyre në transmetimet dixhitale tokësore dhe satelitore të kompanisë Tring, arritën të depërtojnë në treg dhe të bëhen një nga Pay TV më origjinale dhe me ofertën më të mirë në treg për raportin cilësi - çmim.
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

KKRT mbështet monopolet, Tring Dixhital rrit investimet


Këshilli kombëtar i radio televizioneve vazhdon të jetë vegël në duar të kompanive që po humbin tregun monopol të platformave digitale. Së pari Tring Digital kërkon të sqarojë të gjithë klientët e tij në rritje se asnjë vendim dhe ndërhyrje e padrejtë në tregun e konkurrencës së lirë nuk cënon në asnjë rast ata dhe kompaninë. Tring Digital është në prag të investimeve të mëdha në rajon në hapësirën mbarë shqiptare falë transmetimit satelitor që varet nga Eutelsat me qendër në Francë dhe jo nga konkurrentët e saj të trembur nga humbja e shumë të drejtave ekskluzive si dhe humbjeve të pritshme që kanë sjellë rënie të ndjeshme të tregut të abonentëve të tyre.
Tring Digital nuk mund të ndikohet nga asnjë vendim qesharak i KKRT –së në investimet madhore. Tring Digital shpreh keqardhje për përpjekjet e shëmtuara të atyre që një ditë ankohen ndaj qeverisë se po ju heq pllakat e mermerit te piramidës dhe një ditë tjetër bëhen palë në mënyre qesharake me këshillin kombëtar të radio televizioneve. Duke besuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë ekuivok tek politikat e qeverisë për thyerjen e monopoleve në treg, Tring Digital vazhdon investimet me qindra mijera euro. I palëkundur nga frika e konkurrentëve të tij, duke u kujtuar konkurrentëve përpjekjet e përbashkëta për të rregulluar tregun mediatik, por edhe të përpjekjeve për të bërë qëndresë ndaj sulmeve të padrejta të qeverisë ndaj medias bëjmë me dije se çdo akt i tyre për të zbehur tregun e konsoiliduar të Tring Digital i bën qesharake dhe të pabesueshëm, nuk është faji i Tring Digital që konkurrentët po humbin klientë. Për dy vite Tring Digital ka thithur disa qindra mijëra abonentë në Shqipëri dhe mbare botën duke u bërë një përfaqësues dhe konkurrent i denjë dhe natyrisht për këtë nuk e ka fajin Tring Digital …
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

KUJTESA nga Kosova po lajmeron se nga viti i ardhshem do te behet platforma e pare satelitore PAY nga Kosova, me tring digital i ka prish kontraten e tash don me logoen e vete te behet present ne boten satelitore...te presim
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

Domethene do dale platforma e trete shqiptare , do ja fillojn tani me hape sikur partite politike
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

kjo shkon per te miren e klienteve,,, per ne behet mire sa ma shum konkurent ma shum kvalitet do te kjet dhe cmime me te lira
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

Nese e shte e vertet ateher keto jane lajme te mire,keshtu qe digitalbi fundoset si Titaniku,80% te aboneteve i ka Kosovare.
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

............................................
 
Zuletzt bearbeitet von einem Moderator:
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

und mendoj prej se ka vdekur babai i Digitalbit nuk ka risi te mira nga digitalbi
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

kujtesa prej 1 janarit fillon me kanalet me logen e kujteses pritet qe te behet buketa e pare ne kosove qe do te tranmetoj edhe ne satelit...
shikoni videon

Du musst dich Anmelden oder Registrieren um diesen link zusehen!
 
AW: Sonstige ( Te Pergjithshme )

ne cilin satelit esht planifiku?
dhe a esht e planifikume te perhapet edhe ne diaspor.
ne qoft se ka ndonje prej jush info.
 
Tv Alsat i koduar pjeserisht

Tv Alsat-i nga Shqiperia ka fillu me e kodu programet e veta ne satelit shkaku eshte se alsati po ben ndrishimin komlet pra jo vetem lajme dhe dokumentare si deri tash por se shpejti do te fillon edhe me filma spektale argetim etj... dhe krejt kjo edhe ne HD
 
Zurück
Oben