Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

Sonte CL

Bessat

Best Member
Boardveteran
Registriert
21. November 2008
Beiträge
1.484
Reaktionspunkte
737
Punkte
273
Ort
MediaWelt
Sonte ndeshjet e kthimit të ligës së kampionëve

Link veralten (gelöscht)Të martën dhe të mërkurën në program janë ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Ligës së kampionëve të Evropës ku takohen Lioni – Bajerni (0:1) dhe Barcelona – Interi (1:3).
Finalistin e parë do ta mësojmë pas ndeshjes në “Zherlan” ku Bajerni në Francë ka udhëtuar me epërisnë prej një goli por pa futbollistin më të mirë të tyre, Frank Riberi, i skuqur në Munih pas startit brutal.
Gjithashtu problem shtesë për trajnerin holandez, Luis van Gal paraqesin lëndimet e Daniel van Bujtenit dhe Martin Demikelisit që i pësuan në takimin e së shtunës në Glladah.
Përparësia e francezëve është se uikendin e kaluar ata shtynë takimin kampional kundër Monakos mu për shkak të revanshit kundër bavarezëve për tapritur sa më të përgatitur.
Herën e fundit kur këto skuadra u takuan në Lion, Bajerni ishte më i suksesshëm dhe kishte fituar ndeshjen 3:2, gjatë fazës së grupeve në edicionin 2008/09.
Në Barcelonë në gjysmëfinalen tjetër që është cilësuar njëherit “finale para finales” janë të bindur se do ta anulojnë epërsinë prej dy golave të Interit që sipas tyre është joreale pasi potencojnë disa vendime kontraverse të gjyqtarit kryesor si dhe golin e Militos i shënuar nga pozita jashtë loje.
Përkundër të gjitha këtyre problemeve kampioni aktual i Evropës beson në reprizen e shtatorit të kaluar kur të njejtin rival e kishin mposhtur gjatë fazës së grupeve, fazë që dallon shumë nga rëndësia që ka takimi i së mërkurës, ku “Blaugrabëve” do t’iu mungoi edhe kapiteni i tyre, karlos Pujol për shkak të kartonave të verdhë.
Finalja e sivjetme e Ligës së kampionëve do të zhvillohet me 22 maj në Madrid, në stadiumin e Realit – Santiago Bernabeu.
Liga e kampionëve, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale
E martë, 27 prill
20.45 Olimpik Lion – Bajern (ndeshja e parë 0:1)
E mërkurë, 28 prill
20.45 Barcelona – Inter (1:3)
 
Zurück
Oben