Dies ist eine mobil optimierte Seite, die schnell lädt. Wenn Sie die Seite ohne Optimierung laden möchten, dann klicken Sie auf diesen Text.

Peshëngritësit bojkotojnë botërorin!!!

F

fushkrujs

Guest
Peshëngritja shqiptare nuk do të marrë pjesë në botërorin që do të zhvillohet në Turqi.
Sportistët shqiptarë kanë vendosur të bojkotojnë këtë aktivitet dhe shkak është bërë mosdhënia e trajtimeve ushqimore ndaj elementëve më cilësorë të këtij sporti nga ana e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Lajmi për bojkotimin e Botërorit të Turqisë u bë i ditur nga vetë peshëngritësit e kombëtares shqiptare nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në mbështetje të kësaj deklarate foli edhe Erkand Qerimaj i cili akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes për shkelje të një vendimi të Këshillit të Ministrave për trajtimin ushqimor.

“Problemi kryesor është se Federata e Peshëngritjes që nuk do të bashkëpunojë me sportistët. Drejtuesit tanë që drejtojnë federatën ta llogarisnin që në fillim të vitit kur kanë ndarë fondin për ne, për trajtimet ushqimore. Në përfaqësojmë flamurin shqiptar dhe mos të na thonë anëtarët e kryesisë po deshët ikni, po deshët mos ikni. Ne do të bojkotojmë kampionatin botëror. Të hënën do të shkojmë përpara kryeministrisë t’i kërkojmë kryeministrit Berisha të ikim apo jo nga Shqipëria”, është shprehur Qerimaj.

Në një linjë me të gjithë sportistët ishin edhe dy trajnerët e kombëtares shqiptare Hektor Shaqiri dhe Zef Kovaci të cilët janë shprehur të habitur për indiferentizmin e treguar nga ana e drejtuesve të federatës kundrejt sportistëve më të mirë.

Kampionati botëror i peshëngritjes starton në 17 shtator dhe do të shërbejë edhe për kualifikimin e sportistëve për në Lojërat Olimpike të Londrës të vitit 2012.
 
Für die Nutzung dieser Website sind Cookies erforderlich. Du musst diese akzeptieren, um die Website weiter nutzen zu können. Erfahre mehr…