1. Diese Seite verwendet Cookies. Wenn du dich weiterhin auf dieser Seite aufhältst, akzeptierst du unseren Einsatz von Cookies. Weitere Informationen

iPhone janë rritur shitjet për 132 %

Dieses Thema im Forum "Tel. Celular" wurde erstellt von Bessat, 19. Mai 2010.

  1. Bessat
    Offline

    Bessat Moderator Digital Eliteboard Team

    Registriert:
    21. November 2008
    Beiträge:
    1.506
    Zustimmungen:
    723
    Punkte für Erfolge:
    113
    Beruf:
    Moderator
    Ort:
    MediaWelt
    Figurat e reja të IDC tregojnë se dërgesat e Apple iPhone janë rritur 132 për qind në çerekun e parë të vitit 2010, por Nokia është ende numër dhe atë larg prej konkurrencës

    Figurat e reja nga kompania hulumtuese e tregut IDC tregojnë se dërgesat e Apple iPhone janë rritur gati 132 për qind anembanë botës gjatë çerekut të parë të vitit 2010 në krahasim me vitin e kaluar.

    Por gjersa Apple mund të marrë shumicën e vëmendjes së botës së smartphone-ve, prodhuesi i celularëve Nokia renditet si prodhuesi numër një në planet... dhe është shumë larg prodhuesve tjerë si Apple apo RIM. Dhe IDC është duke parashikuar se do të jetë një treg i shkëlqyer për smartphone pasi që më shumë konsumatorë do të adoptojnë pajisjet e reja.

    “Konsumatorët do të blejnë smartphone jo vetëm sepse vetë pajisjet duken “cool” dhe të “mprehta”, por sepse eksperienca e përgjithshme përshtatet me shijet dhe kërkesat e tyre individuale” tha hulumtuesi i lartë i IDC, analisti Ramon Llamas, në një deklaratë. “Përdoruesit janë duke kërkuar, dhe duke gjetur, përvoja që janë intuitive, të padukshme dhe argëtuese”.


    Sipas IDC, Nokia me lehtësi është lider në tregun e smartphone-ve, duke shitur 21.5 milion njësi gjatë çerekut të parë të vitit 2010 për një pjesëmarrje prej 39.3 për qind të tregut

    Kjo figurë realisht është e rrafshët prej çerekut të parë të vitit 2009, por përfaqëson një ngritje prej 56.9% në shitje të përgjithshme, duke mbajtur hapin me zgjerimin e tregut të smartphone-ve gjatë vitit të kaluar.

    RIM ka shitur 10.6 milion smartphone gjatë çerekut të parë, që është 45.2 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, por realisht përfaqëson një rënie pjesëmarrjeje në treg prej 20.9% në 19.4 %. Apple ka shitur 8.8 milion smartphone, një rritje prej 131.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe ka përjetuar rritje të pjesëmarrjes në treg prej 10.9 në 16.1 për qind.

    HTC dhe Motorola në anën tjetër, kanë kapur 2.6, respektivisht 2.3 për qind të tregut të smartphone-ve gjatë çerekut të parë të këtij viti. Megjithatë IDC thekson se edhe HTC e edhe Motorla, janë kompani që duhet përcjellë me vëmendje, sepse që të dyja kanë një rritje prej 73.3, respektivisht 91.7 për qind në tregun e smartphone-ve. Kjo do të thotë se këto dy kompani gradualisht po hanë pjesën e tregut të prodhuesve të tjerë të celularëve të mençur.
     
    #1

Diese Seite empfehlen