AW: Vetëm lajme të reja!
Edhe një hap i ri teknologjik i RTV21
21World TV tani edhe në IPHONE, IPAD dhe ITOUCH
Për herë të parë në historinë e medieve shqiptare, RTV 21 bashkë me partnerin e vet Media 21, lansoi buqetën më të avancuar shqiptare 21WorldTV në Iphone, Ipad dhe Itouch.
21World TV është buqetë me kanalet më të kërkuara dhe më... të shikuara shqiptare RTV 21, RTK, KLAN KOSOVA, TV KLAN, VIZION PLUS, ALSAT M, TV ERA, 21 MIX, KANALI 7, TRING SHQIP, 21 PLUS, 21 POPULLORE, FOLK PLUS, 21 JUNIOR dhe TRING TRING.
Pra kudo që shkoni, programet tuaja të preferuara të IPTV buqetës, 21World TV, mund t’i shikoni edhe ne telefonat tuaj të tipit IPHON si dhe në IPAD dhe ITOUCH. Kjo është forma e parë e transmetimit televiziv në Ballkan.
Kjo arritje teknologjike është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të RTV-21 për aplikimin e teknologjisë bashkëkohore.