Dies ist eine mobil optimierte Seite, die schnell lädt. Wenn Sie die Seite ohne Optimierung laden möchten, dann klicken Sie auf diesen Text.

Shqiperia mundi 1:0 Malin e Zi

    Nobody is reading this thread right now.

Bessat

Boardveteran
Registriert
21. November 2008
Beiträge
1.484
Reaktionspunkte
737
Punkte
273
Ort
MediaWelt
PODGORICE- Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 në miqësoren me Malin e Zi, të zhvilluar në Podgoricë. Goli i Hamdi Salihit 11 minuta para përfundimit i dha fitoren ekipit kuqezi, në miqësoren e dytë për vitin 2010 pas asaj me Irlandën e Veriut. Ndeshja është dominuar nga Shqipëria, përballë një Mali të Zi, që pavarësisht emrave, nuk ka bërë thuajse asgjë në fushën e lojës. Sfida është vendosur në minutën e 79-të, kur Salihi ka goditur mjaft bukur nga 20 metra, duke mposhtur portierin malazez. Kombëtarja shqiptare nuk ka rrezikuar për asnjë moment, falë lojës në mbrojtje të Canës, Dallkut, Agollit apo Currit. Në stadiumin e Podgoricës ishte edhe një numër i madh tifozësh shqiptarë, që kanë përkrahur ekipin përgjatë 90 minutave. Ndërkohë, në fushë nuk ka munguar as nervozizmi mes futbollistëve, ndërsa në një moment tifozët kanë hedhur fishekzjarre në tribunën VIP. Kjo fitore ishte e dyta për Shqipërinë për këtë vit në ndeshjet miqësore, pas asaj të 3 marsit me Irlandën e Veriut.
 
Für die Nutzung dieser Website sind Cookies erforderlich. Du musst diese akzeptieren, um die Website weiter nutzen zu können. Erfahre mehr…