Fitorja e parë për Ueberin
Fitorja e parë për Ueberin
Mark Ueber pas pol-pozicionit të parë në karrierë, sot arriti edhe fitoren e parë. Piloti Red Bullit, është bërë australiani i parë që ka fituar ndonjë garë të Formula 1. I dyti në Shpërblimin e Madh të Gjermanisë, që u zhvillua në shtegun e Nyrburgringut, doli vendasi Sebastian Vetel. Pozita e fundit në podium i takoi brazilianit, Felipe Masa. Lideri i botërorit, Xhenson Baton u rëndit vetëm i pesti, pas gjermanit Niko Rozberg, dhe para bashkëngasësit nga skuderia Braun, Rubens Barikello.
Me këtë fitore, Mark Ueber është ngjitur në pozitën e tretë në renditjen e kampionatit botëror, dhe tani ka 45.5 pikë. I pari akoma është britaniku Xhenson Baton, para Sebastian Vetel me 47 pikë. Në renditjen e skuderive, Braun është e para me 112 pikë, ndërsa Red Bull renditet e dyta me 92.5 pikë. Në pozitën e tretë larg prej dyshes lidere renditet Tojota, me vetëm 34.5 pikë.
Gara e ardhshme zhvillohet në Budapest, për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, me datë 26 korrik.