Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

Sport i Përgjithshëm

AW: Sport i Përgjithshëm

MASIMO BUSAKA KRYEN NEVOJËN E VOGËL NË FUSHË TË FUTBOLLIT!

Një muaj më parë mori nderin më të lartë të mundshëm, për të drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa sot quhet një i çmendur. Ky është fati i arbitrit zviceran, 40-vjeçarit Masimo Busaka, një nga gjyqtaret më të mirë në botë. Busaka në kuadër të Kampionatit të futbollit në Katar udhëhoqi ndeshjen ndërmjet Al dhe Al Khor Ghafaraha në të cilën ndeshje ai bëri një turp të madh. Kamerat televizive e kanë kapur atë në skaj të zonës së 16-të metërshit duke urinuar. Mirëpo ky nuk është incidenti i vetëm nga ana e arbitrit zviceran. Ai në ndeshjen e Kupës së Zvicrës zhvilluar ndërmjet Jang Bojist dhe Badenit, dy tifozëve të skuadrës vendase u tregoi gishtin e mesëm. Lidhur me këtë Busaka dha një deklaratë të shkurtë në të cilën dëshironte të tregoj se është i pafajshëm – “Ai është një reagim njerëzor. Ata më provokuan që nga minuta e parë”, tha menjëherë pas incidentit. A thua edhe urinimi është një “reagim njerëzor”???.........lidhur me këtë Busaka nuk ka dhënë përgjigje.
Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni video materialin:


[nomedia]http://www.youtube.com/watch?v=UXFz3nVpkZ0&feature=player_embedded[/nomedia]
 
Real Madridi vjen në Tiranë

Real Madridi vjen në Tiranë

Në muajin shkurt të vitit të ardhëm skuadra e madhe e Realit të Madridit pritet të zbresë në fushën e blertë të stadiumit “Qemal Stafa”, në aktivitetin e organizuar për kupën “Taçi–Oil”. Këtë deklaratë e ka konfirmuar , Rezar Taçi, presidenti i kompanisë më të suksesshme në fushën industriale.
Tradita që po ndërtohet në Tiranë, ku Milani ka qenë njëri prej finalistëve. Të dyja ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit, ku mbahet mend fitorja simbolike e Tiranës ndaj Milanit të madh. Kësisoj, në shkurtin e këtij viti në Tiranë pritet të mbërrijë Reali i Madridit, i cili gjithashtu, së bashku me Milanin përbën pjesën elitare të futbollit botëror.
 
AW: Sport i Përgjithshëm

Vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi kanë shënuar fitore historike sonte në "Calafatti Halle Prater" në Vienë të Austrisë. Nuri Seferi 28-6-0 (18 KO)
është paraqitur denjësisht kundër Sandro Siproshvili 23-6-0 (10 KO)
duke triumfuar me vendim unanim pas 12- raundeve. Dueli kishte
rëndësinë e madhe sepse ishte për titullin WBO të
Evropës. Nuriu në raundet e para nuk rrezikoi shumë duke treguar kujdes
dhe duke lexuar mangësit e kundërshtarit.
Po thuaj se raundet e para ishin të barazpeshuara ndërsa nga raundi i gjashtë e deri më fund dominoi luftën plotësisht. Nuriu e kishte
parasysh se Siproshvili ishte boksier mjaft rezistues.
Ai konsiderohej btij në 29-duele sa ka oksier klasik me mjeker të fortë, që gjatë karierës së zhvilluar, vetem një herë ka ra në dysheme, mirpo
boksieri ynë nga Korrita e Gostivarit e kreu punën siç ishte më së miri duke
fituar bindshëm. Ky është suksesi më i madh i boksierit tonë në karierë. Ai
më parë ka fituar edhe titujt WBC Mediteran dhe Global Boxing Union dhe
ky është titulli i tretë i fituar në karierë duke ia bashkangjitur thesarit të
tij të titujve. Fitorja e Nuriut do të rankoj tash në mesin e 15-të më të mirë
në versionin WBO dhe në versionin më të madh në Evropë EBU. Shpresojmë
që Nuriu sa më shpejt të merr edhe një luftë më të madhe për ndonjë titull
bote. Shkëlqim kësaj mbrëmje i ka dhënë edhe vëllau i vogël i Nuriut,SeferSeferi 11-0 (10 KO), i cili fitoi kundër hungarezit Viktor Szalai me T 2. Seferi qysh në raundin e parë e plandosi në
dysheme, për të vazhduar më tej në raundin e dytë duke shkatëruar plotsisht. Szalai 14-31-3 (4 KO) u gjet edhe tre here në "Knock-Down" deri sa gjyqëtari në ring e ndërpreu luftën. Ky është titulli i parë i fituar nga Sefer Seferi në karierë. Ai ka një të ardhme në ndritur në boksin profesionist.
 
Zurück
Oben