Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

DigitAlb zgjat kontraten

Bessat

Best Member
Boardveteran
Registriert
21. November 2008
Beiträge
1.484
Reaktionspunkte
737
Punkte
273
Ort
MediaWelt
Platforma Shqiptare Pay-TV DigitAlb zgjat kontratën për kapacitetin në satelitin 16 gradë në lindje të Eutelsat

DigitAlb, platforma Pay TV leader në Shqipëri, njoftoj sot se ka siguruar burimet e saj satelitore për trasmetimet dixhitale me Eutelsat Communications (Euronext Paris: ETL) deri në Qershor të 2020. Kjo shoqëri ka shtyrë dhe për tre vite kontratën e saj me Eultelsat për pese traspondera në satelitin16° në lindje, ku operojnë platformat më të mëdha rajonale.
Platforma Pay TV DigitAlb, e lançuar në Dhjetor të 2004, transmeton një shumëllojshmëri kanalesh shqiptare dhe ndërkombtare, dhe bashkepunon ngushtë me paketat sportive SuperSport Shqipëria për mbulimin e ndeshjeve Premium të futbollit e të basketbollit, si dhe të garave Grand Prix. High definition është një element i fuqishëm, me paketën premium HD i përbërë nga tetë kanale HD, që i shtohen 54 kanaleve premium dhe 5 kanaleve SuperSport. Platforma numëron më shumë se 300.000 abonentë satelitore në Shqipëri e në të gjithë Europën, dhe rreth 100.000 të tjerë tokësore.
Alban Jaho, drejtori i përgjithshëm i DigitAlbit është shprehur se: "Kjo marrëveshje e re siguron transmetimin satelitor cilësor të DigitAlb për një periudhe kohore afatgjatë, e cila përbën një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Ne kemi një mundësi të shkëlqyer për të lançuar kanale të reja HD dhe për një përmirësim të përgjithshëm të shërbimeve kundrejt abonentëve. Së shpejti Digitalbi do të transmetojë më shumë kanale në formatin MPEG4 se në MPEG2 duke rritur kështu efikasitetin e përdorimit të kapacitetit satelitor. Ne jemi të bindur se marrëveshja e sukseshme midis shoqërive tona do të kontribuoje për një të ardhme të vazhdueshme të shkëlqyer për transmetimet dixhitale në rajon."
Andrew Wallace, drejtori komercial i Eutelsat, u përgjigj se: "Angazhimi afatgjatë i DigitAlbit për kapacitet në satelitet Eutelsat ankoron më tej këtë pozicion si pikë referimi për transmetimin dixhital në Ballkan. Ne jemi të kënaqur të shoqërojmë zgjerimin e klientëve tanë Pay TV dhe të përmbushim nevojat e tyre për kapacitete në rritje, duke përfshire dhe kalimin e tyre të shpejtë në një mjedis HD."
 
AW: DigitAlb zgjat kontraten

mirmrama..e kam ni pytje..qe ni jav spom bajn kanalet e digjit alb..edhe reserveri qe dy dit nuk po ban ma connected..:( e kam reserverin proview plus 501 usb..!flm per ndihm..:)
 
Zurück
Oben