Dies ist eine mobil optimierte Seite, die schnell lädt. Wenn Sie die Seite ohne Optimierung laden möchten, dann klicken Sie auf diesen Text.

Garmin largohet nga celularet

Bessat

Boardveteran
Registriert
21. November 2008
Beiträge
1.484
Reaktionspunkte
737
Punkte
273
Ort
MediaWelt
Garmin heq dorë nga celularët?

Shefi i financave të kompanisë Garmin Kevin Rauckman në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve Reuters ka deklaruar se ekziston mundësia që kompania të tërhiqet nga tregu i telefonave të mençur gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Sipas tij, telefonat Garminfone e Nuvifone po shiten më dobët sesa që ishte pritur, e prodhuesi do të duhet të vendosë, të dyfishojë përpjekjet, apo të tërhiqet.
Gjatë pranverës të hyrat e përgjithshme të kompanisë nga shitja e telefonave të mençur (smartphones) ka qenë gjithsej 27 milionë dollarë. Për krahasim, Apple nga shitja në periudhën e njëjtë nga iPhone ka pasur të hyra prej hiq më pak se 5. 33 miliardë dollarë.
Ani pse në fushën e pajisjeve të veçanta GPS Garmin ka rritur pjesëmarrjen e vet, nga kompania kanë tërhequr vërejtjen se telefonat e mençur po ua vjedhin blerësit. Vlerësimet janë se këtë vit janë shitur pesë deri në dhjetë milionë pajisje GPS më pak, e krejt kjo për shkak të aplikacioneve Google Maps e Ovi Maps të cilat në mënyrë standarde tani vijnë në celularë.
 
Für die Nutzung dieser Website sind Cookies erforderlich. Du musst diese akzeptieren, um die Website weiter nutzen zu können. Erfahre mehr…