1. Diese Seite verwendet Cookies. Wenn du dich weiterhin auf dieser Seite aufhältst, akzeptierst du unseren Einsatz von Cookies. Weitere Informationen

Windows XP

Dieses Thema im Forum "Programe për PC" wurde erstellt von Bessat, 15. Juli 2010.

  1. Bessat
    Offline

    Bessat Moderator Digital Eliteboard Team

    Registriert:
    21. November 2008
    Beiträge:
    1.506
    Zustimmungen:
    723
    Punkte für Erfolge:
    113
    Beruf:
    Moderator
    Ort:
    MediaWelt
    Windows XP, i pavdekshëm!


    Microsoft u kishte thënë në fillim pronarëve të Windows 7 të cilët dëshirojnë të kthehen në Windows XP se këtë mund ta bëjnë deri më 2011, por tani kompania ka ndryshuar mendje dhe ka zgjatur përkrahjen për sistemin e vjetër operativ deri më 2020.
    Windows XP është një sistem operativ që nuk e quajtëm gabimisht të vjetër sepse tani ka rreth 10 vjet, dhe siç duket do të jetëojë edhe 10 vite tjera.
    “Ne kemi vendosur të zgjasim të drejtat për downgrade në Windows XP Proffesional përtej planeve të parashikuara më parë” shkroi Microsoft në një blog post zyrtar. “Duke ecur para ne mund të blejmë PC të rinj dhe t’i përshtasim ata në mënyrë që përdouresit të kenë të drejtë të kthehen në Windows XP apo Vista derisa ata të jenë gati për Windows 7”.
    Për shkak se përdoruesit nuk dukeshin të tërhequr rreth Windows 7 sikurse ndaj Vista-së, ishte më se e arsyeshme të pritej shkurtimi i jetës së Windows XP pa u menduar dy herë. Dhe shumica e pronarëve individual të kompjuterëve këtë nuk e kanë shikuar si problem.
    Megjithatë, problemi ekziston me 74 për qind të bizneseve të cilat ende përdorin Windows XP dhe për shumicën prej tyre, kostoja e kalimit të të gjitha makinave në Windows 7 është financiarisht e tmerrshme. Si rrjedhojë e kësaj kompanitë janë duke rrezikuar praninë e kompjuterëve të vjetër me Windows XP dhe praninë e kompjtuerëve të rinj me Windows 7, dhe në këtë formë po ndajnë rrjetin e tyre dhe po e bëjnë të pamundur rrjedhjen e drejt të sistemeve të tyre.
    Natyrisht statistikat kanë shtyrë Microsoft që të vazhdojë edhe më tej lejimin e downgrade në Windows XP që blejnë Windows 7 Proffesional deri më 2015, dhe deri më 2020 për njerëz që blejnë Windows 7 Ultimate.
    Megjithatë qysh prej ditës së djeshme përkrahja e Microsoft për Windows XP SP2 ka marrë fund, kështu që kushdo që ende dëshiron të ketë mbulesë ka përkrahja e Microsoft duhet të kalojë në Windows XP Service Pack 3, përndryshe telashet do të jenë të pashmangshme për ta.
     
    #1
  2. phantom

    Nervigen User Advertisement

  3. Bessat
    Offline

    Bessat Moderator Digital Eliteboard Team

    Registriert:
    21. November 2008
    Beiträge:
    1.506
    Zustimmungen:
    723
    Punkte für Erfolge:
    113
    Beruf:
    Moderator
    Ort:
    MediaWelt
    Microsoft Windows XP deri në 2020!

    Ndoshta “Windows XP” është i vdekur, por “Windows XP” do të jetojë përgjithmonë! Siç tha “Microsoft”, pronarët e “Windows XP Professional” do të jenë në gjendje për të mbajtur sistemin operativ të tyre “XP” në dhjetë vitet e ardhshme. Pra, deri më 2020. Kjo mundësi për shfrytëzuesit e “Windows 7 Ultimate“ do të jetë e vlefshme vetëm për 5 vitet e ardhshme, pra deri më 2015.
    Sipas kompanisë, kjo është bërë për të provuar se “Windows 7” është akoma më i mirë dhe më efikas. Por një gjë është e sigurte se në 2019 do të jenë shumë pak njerëz të cilët do të jenë të interesuar dhe do të duan të përdorin “Windows XP”.
     
    #2
  4. 009
    Offline

    009 Hacker

    Registriert:
    26. Januar 2009
    Beiträge:
    372
    Zustimmungen:
    24
    Punkte für Erfolge:
    18
    AW: Windows XP

    per mua le te vjen edhe 2030 se me windows 7 nuk ka nje her per nje her
    ani sidomos une e perdori windows 7--- 64 -- bit --------- ani windows xp i ka kaluar koha !!
     
    #3

Diese Seite empfehlen