Digital Eliteboard - Das Digitale Technik Forum

Registriere dich noch heute kostenloses um Mitglied zu werden! Sobald du angemeldet bist, kannst du auf unserer Seite aktiv teilnehmen, indem du deine eigenen Themen und Beiträge erstellst und dich über deinen eigenen Posteingang mit anderen Mitgliedern unterhalten kannst! Zudem bekommst du Zutritt zu Bereiche, welche für Gäste verwehrt bleiben

Vetëm lajme të reja!

AW: Vetëm lajme të reja!

nuk e di se a e keni verejtur por tash ne forumin tone DEB keni mundesin krejt forumin ne gjuhen shqipe me e lexu, me saktesisht ne 52 gjuhe...
 
AW: Vetëm lajme të reja!

Ne Paketen tring tv ne vent te NTV eshte leshuar kanal 7 qe ka lahme na miten me keta Kanäle lajmesh shihet se ne shqipetaret sa e duam Politiken me Shum se politikant vet
 
Zuletzt bearbeitet:
Premier League ne Tring TV

Premier League

Eventi Sportiv

“Tring Sport” do të sjellë tek ju që nga sezoni i ardhshëm kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligën, kampionatin më të ndjekur në botë. Futbolli anglez ofron tashmë jo vetëm duelet e ashpra dhe grintën karakteristike, por sjell spektaklin dhe teknikën e lartë të yjeve që veshin fanellat e klubeve elitarë.

Skuadrat legjendare angleze, Mançester Junajtid, Çelsi, Liverpul e Arsenal garantojnë emocione pa fund, teksa në elitën e futbollit kontinental kërkojnë të bëjnë pjesë edhe Mançester Siti, Aston Vila, Totenham e Fulham. Kalendari i ndeshjeve të javës në Premier Ligë ofron duele nga e shtuna në të hënë, pa llogaritur ndeshjet që luhen të mërkurën ose të enjten kur raundi është parashikuar të luhet në mesjavë.

Tashmë në kanalin sportiv të “Tring Digital” do të mund të ndiqni të gjitha ndeshjet e klubeve angleze, pasi “Tring Sport” ka të drejtat e transmetimit edhe për “FA Cup” (Kupën e Anglisë). Por jo vetëm, në “Tring Sport” do të vazhdojnë të përcillen emocionet e ndeshjeve të Kombëtares angleze të futbollit.
 
AW: Vetëm lajme të reja!

Digitalbi i ka ndru frekfencat ne satelitin Eutelsat W2A 10°

ketu eshte frekfenca e re:

11428 H
DVB-S/MPEG-2
27500 7/8


shikim te kendeshem
 
AW: Vetëm lajme të reja!

Si rezultat i ndryshimit të planit të transmetimit në EUTELSAT, kanë ndryshuar parametrat e FEC dhe SR në transponderin HD të Digitalb
.
Për të marrë kanalet National Geographic HD dhe HD 3, abonentët do të duhet që të bëjnë fikje-ndezje të dekoder







DVB-S2 / QPSK
Freq: 10975.92 MHz
Symbol Rate: 27.225 Mbaud
FEC: 2/3
Pol: Horizontal

 
AW: Vetëm lajme të reja!

nuk e di se a keni vu re se Alsati kur e ka ne program skaner e kodon signalin ne satelit.
 
AW: Vetëm lajme të reja!

NJOFTIM I DIGITALB


Kompania DIGITALB njofton të gjithë abonentët se për arsye të ndërprerjeve sporadike të transmetimeve gjatë kësaj kohe, për arsye teknike, do të bëhet kompensimi i të gjithë klientëve me 3 ditë abonim FALAS. DIGITALB ju falenderon për mirëkuptimin!
 
AW: Vetëm lajme të reja!

Do Shitet Top Channel?!!





Burime te sigurta brenda grupit mediatik Top Channel, kane deklaruar per portalin e medias albpress.com se po vazhdojne negociatat per shitjen e Top Channel nje kompanie amerikane e cila eshte e interesuar te bleje shumicen e aksioneve.
Burimi ne fjale tregon edhe shifrat qe i jane ofruar Top Medias, por per shkaqe etike nuk do ti publikojme deri ne perfundim te bisedimeve te cilat pritet te zgajsin edhe per disa muaj. Oferta e shitjes i eshte bere ketij grupi para vdekjes se presidentit te saj, Artan Hoxha, por thuhet se atehere palet nuk kane rene dakort per cmimin. Te shohim se bashku ne muajt e ardhshem se cdo ndodh me Top Median.
 
AW: Vetëm lajme të reja!

Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve ka marrë vendimin per të kufizuar me 5 vjet licensën e platformës private satelitore Tring Tv si pasojë e shkeljeve të vërejtura në trasmetimin e programeve mbi të cilat nuk zotëron të drejtat për transmetim. Në të njëjtën kohë, KKRT ka vendosur edhe një listë gjobash operatorëve televizivë në zona të ndryshme të vendit për pirateri.

Ndërkohë që janë penalizuar edhe subjekte të tjerë të cilat kanë aplikuar për licensë, por kanë nisur transmetimet ende pa marrë lejen e transmetimit.
 
Sezoni i ri në Tring Digital!!!

Tring Digital kalon cdo kufij ne median shqiptare! Nje sezon I ri I mbushur me surpriza dhe emocione pafund do te vij ne sezonin e ri televiziv!
Kampionati me I ndjekur dhe me I forte Premier League do te vij ekskluzivisht ne platformen Tring per te gjithe shikuesit!Gjithashtu kupa e Anglise dhe shume evente sportive do ofrohen ne cilesi maksimale fale Tring Digital.
Kontratat me studiot me te medha te prodhimit te filmave do jene nje tjeter arsye per te ndjekur platformen Tring fale 60premierave qe vijne cdo muaj ne kanalet e filmave!
Pas suksesit te vitit te kaluar edhe kete sezon do te ndiqni programe gjigande si Dancing With the Stars,Apartamenti 2xl si dhe programe te reja si Coctail,Tip etj!
Platforma Tring Digital kujdeset per shikuesit e saj duke sjelle sport,filma,dokumentare,informacion programe per femije vetem ne nje pakete te vetme dhe pa kosto ekstra!
Nje tjeter risi vjen tashme dhe nga Tring Communication fale teknologjise moderne se Iptv! Cdo klient qe ka internet Tring do te mund te shoh programet e platformes Tring ne cilesi maksimale dhe gjithashtu do I ofrohen sherbime pafund per te plotesuar cdo deshire dhe kerkese te klientit!Kompania Tring eshte nje investim I cili nuk njeh kufij,ashtu si fantazia e shikuesve te saj!
 
IPKO do të transmetojë ligat evropiane!!!

Kompania IPKO dhe Digitalb kanë arritur që të sigurojnë ekskluzivitetin e transmetimit të ligës angleze në futboll, atë italiane, spanjolle, Ligën e Kampionëve, si dhe të ngjarjeve të tjera sportive.

Në një konferencë për gazetarë, IPKO ka njoftuar se komentatorëve të ndeshjeve sportive në televizionin Digitalb – IPKO do t’u bashkohet edhe gazetari i mirënjohur sportiv, Andin Lokaj.

Alban Kastrati, përgjegjës për marrëdhënie me publikun në IPKO, tha para gazetarëve se kompania IPKO dhe Digitalb, tashmë janë të vetmit në Kosovë që kanë arritur të sigurojnë ekskluzivitetin e transmetimit të ngjarjeve më të mëdha sportive të botës.

“Digitalb dhe IPKO kanë arritur që të sigurojnë një pjesë të madhe të të drejtave televizive sa i përket ngjarjeve sportive, mirëpo jo vetëm ngjarjeve sportive, duke e ditur që pako e televizionit Digitalb-IPKO, ofron shumë më shumë se sa vetëm sport, duke përfshirë muzikën, filmat, filmat dokumentarë dhe programe për fëmijë dhe gjithçka tjetër sa i përket përmbajtjes televizive”, ka thënë Kastrati, transmeton KosovaPress.

Po sot IPKO njoftoi se tash e tutje pakot Duo Premium dhe Pako Premium, me produkte të reja, do të mund të blihen edhe për periudhën gjashtëmujore.

Kurse komentatori Andin Lokaj tha se në platformën SuperSportit, sivjet, përveç futbollit dhe ligave evropiane, do të transmetohen edhe kampionatin botëror i basketbollit, Formula 1, si dhe shumë ngjarje të tjera sportive.

“Prej këtij viti dhe vitet në vijim do të kemi ligat më të mirë, më të forta të futbollit evropian, duke filluar nga 14 gushti me Premier Ligën e Anglisë; një javë më vonë starton Bundesliga gjermane. Ekskluzivisht, të gjitha këto transmetime do t’i kemi në Digitalb. Mos të harrojmë kampionatin botëror të basketbollit i cili fillon më 28 gusht, kampionati italian Serie A ekskluzive, pastaj Kupa e Spanjës, kampionati i Holandës dhe kampionati i Portugalisë; Liga e Kampionëve që është evenimenti kryesor në Evropë, si dhe Liga e Evropës”, ka thënë ai

Lokaj ka theksuar se Digitalb për herë të parë u ka ofruar mundësinë e komentimit të ndeshjeve sportive edhe komentatorëve kosovarë, në mesin e të cilëve do të jetë dhe ai.

IPKO zbuloi sot se nga shtatori, do të nisë të ofrojë teknologjinë e fundit televizive High Definition, duke u bërë kompania e parë në Kosovë që sjellë këtë teknikë kualitative.

Risi tjetër e IPKO-së që u prezantua në këtë konferencë, ishte se në vitin 2011 në televizionin Digitalb - IPKO të sillet edhe “Video On Demand”.
 
AW: Vetëm lajme të reja!

Platforma satelitore Digitalb ka filluar te transmetoje nje videoklip ku njoftohet se ne nje te ardhme shume te afert do te shtoj numrin e kanaleve ne ket platforme.
Nder kanalet e reja do te jet nje kanal sportiv informues i quajtur supersport news,do te ket kanale te reja HD dhe kanale te reja nga Shqiperia,Kosova,Maqedonia,Mali Zi.
Se sa do te jen ato kanale ne numer dhe cilat televizione do te jen kjo nuk ceket ne moment, e vetmja gje qe eshte e sigurt eshte se nuk do te ket rritje te qmimeve ne paketat aktuale.
 
Zurück
Oben