1. Diese Seite verwendet Cookies. Wenn du dich weiterhin auf dieser Seite aufhältst, akzeptierst du unseren Einsatz von Cookies. Weitere Informationen

Formula 1 Duke filluar nga data 16 mars ne "Tring Dixhital" dhe "Vizion Plus"

Dieses Thema im Forum "Këndi Shqipëtar" wurde erstellt von fushkrujs, 10. März 2012.

  1. fushkrujs
    Offline

    fushkrujs Guest

    Kompania "Tring Digital" arriti marrëveshjen për te drejtën televizive për tre sezonet ne vazhdim ne Republikën e Shqipërisë dhe atë te Kosovës për te përcjelle emocionet e forta qe përmban ky event sportiv i përmasave botërore.
    Duke filluar nga data 16 mars me çmimin e madh te Australisë ne pistën e Melburnit adrenalina dhe strategjitë e këtij sporti me shikueshmërinë me te madhe ne mbare globin për sezonin e ri 2012 -2013 do te përcillen live dhe ekslzuvisht ne "Tring" dhe "Vizion Plus".
    Do te jene 20 çmime te mëdha, dhe po aq prova zyrtare e ato te lira qe do te na shoqërojnë ne emocionet, betejat, rivalitetin ne luftën për titullin kampion te këtij sezoni si për pilotin ashtu dhe për skuadrën. Do te jete një sezon ku te gjithë do te kërkojnë ti japin fund dominimit te "Red Bull" dhe pilotit Sebastian Vetel. Një sezon ku për here te pare marrin pjese 6 kampione bote Shumaker, Vetel, Buton, Hamilton, Alonso duke u bashkangjitur edhe i sapo kthyeri Kimi Raikonen. Do te jete një lufte deri ne momentin e fundit mes "Redbull", "Ferari", "Mclaren" dhe "Mercedez" por edhe beteja e emrave legjende te piloteve me ata te rinj por tepër ambicioze.
    Duke filluar nga 16 marsi. Çdo sekondë qe lëviz me shpejtësinë marramendëse te këtij sporti tani lëviz vetëm ne "Tring Dixhital" dhe "Vizion Plus".


    [video=youtube;75kY_Nx8hoM]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=75kY_Nx8hoM[/video]




    Per te gjith kjo ska te bej per Reklam te ndonje Kanali apo Pakete televizive por vetem nje lajm dhe besoj shum i mir per te Gjith Shqiptareve.
     
    #1

Diese Seite empfehlen