1. Diese Seite verwendet Cookies. Wenn du dich weiterhin auf dieser Seite aufhältst, akzeptierst du unseren Einsatz von Cookies. Weitere Informationen

Firefox 4

Dieses Thema im Forum "Programe për PC" wurde erstellt von Bessat, 19. Mai 2010.

  1. Bessat
    Offline

    Bessat Moderator Digital Eliteboard Team

    Registriert:
    21. November 2008
    Beiträge:
    1.506
    Zustimmungen:
    723
    Punkte für Erfolge:
    113
    Beruf:
    Moderator
    Ort:
    MediaWelt
    Kanë filluar të paraqiten në internet detajet e para rreth gjeneratës së ardhshme të shfletuesit të Mozilla-së, Firefox.

    Sipas zëvendës presidentit të inxhinieringut Mike Beltzner, Firefox 4 pritet që gjithashtu të përfshijë përveç teknologjive të reja dhe standardit të hapur HTML5, edhe shumë gjëra të tjera.

    Versioni i ri i shfletuesit mes të tjerash do të ofrojë Direct 2D, 64-bit, ndërfaqe të ridzajnuar dhe organizim të avancuar të shfletimit me tabs.

    “Zakonisht prodhuesit e softuerëve nuk prezantojnë këto lloje planesh derisa të finalizojnë punën, por Mozilla dallon prej të tjerëve” shpjegoi Beltzner.

    “Ne punojmë hapur, duke shoqëruar planet tona në faza të hershme dhe shpeshherë mbledhim edhe feedback e madje edhe ndërtojmë punën tonë mbi bazat e komunitetit tonë të shpërndarë anembanë botës” u shpreh ai.

    Sipas të gjitha gjasave, versioni i katërt me radhë i Firefox, do të ketë edhe një motor të ri super-super të shpejtë JagerMonkey JavaScript, i cili pritet të shpejtojë punën maksimalisht krahasuar me versionin e tanishëm të Firefox. E kjo është mbase shumë e nevojshme pasi që Firefox ka humbur hapin me shfletuesit e tjerë që gjinden në treg, dhe në testimin më të fundit të bërë nga computerworld, ky shfletues ka mundur vetëm IE 8 të Microsoft.

    “Performanca është një gjë shumë, shumë, madje edhe jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne krijuam tregimin e performancës, dhe ne do të mbajmë hapin”

    Mozilla Firefox 4.0 pritet që të paraqitet me një beta version gjatë muajit të ardhshëm ndërsa versioni përfundimtar pritet që të debutojë në muajin nëntor, megjithëse as kjo datë nuk është e sigurt
     
    #1

Diese Seite empfehlen